English

Meksikë - Të Paktën 21 Të Vdekur Nga Përplasja Me Armë Mes Dy Bandave Të Drogës

MEKSIKO, 2 korrik /ATSH-AFP/ - Përplasja me armë mes dy bandave shkaktoi të paktën 21 të vdekur në veriperëndim të Meksikës, rreth 20 kilometra nga kufiri me shtetin amerikan të Arizonës, sipas autoriteteve gjyqësore lokale. ''Kjo përleshje ka çuar në kapjen e trafikantëve të dyshuar të klandestinëve dhe drogës'', theksoi prokuroria e shtetit të Sonoras, e cila bëri të mundur arrestimin e nëntë personave pas përleshjes mes dy bandave. ''Në vendngjarje u gjendën makina dhe armë të kalibrit të rëndë'', theksoi policia. Media lokale, që citon burime zyrtare theksoi se ''si pasojë e kësaj përplasjeje mes dy bandave kanë humbur jetën të paktën 21 persona''./ /ec/ a.jor.
KOMENTE