English

Një Tërmet 6,4 Ballë Rihter Godet Vanuatun

PORT VILA (Vanuatu), 2 korrik /ATSH-AFP/ - Një tërmet i fortë me magnitudë 6,4 ballë të shkallës Rihter goditi sot arkipelahin Vanuatu, në pjesën jugore të Paqësorit, njoftoi Instituti Gjeofizik amerikan, por nuk ka asnjë rrezik për cunami. Tërmeti u regjistrua në orën 06:00 GMT rreth 222 kilometra në veriperëndim të Luganville, qytet në ishullin Espiritu Santo, që bën pjesë në arkipelazhin Vanuatu dhe në një thellësi 35 kilometrash. Qendra e alarmit për cunami në Paqësor nuk njoftoi për ndonjë rrezik për cunami./ /ec/ a.jor.
KOMENTE