Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Presidenti Topi Ngushëllon Familjarët E Aktorit Bep Shiroka
English

Presidenti Topi Ngushëllon Familjarët E Aktorit Bep Shiroka

- Mesazh ngushëllimi i Presidentit të Republikës, Prof.Dr.Bamir Topi, dërguar familjarëve të aktorit të mirënjohur Bep Shiroka - TIRANË, 2 Korrik /ATSH / - Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, ngushëlloi sot familjarët e aktorit të mirënjohur Bep Shiroka, cili u nda nga jeta në moshën 76 vjeçare, mbrëmjen e së enjtes pas një ataku kardiak. Sipas Zyrës së Shtypit te Presidences, në mesazhin që Presidenti i Republikës i dërgoi familjarëve të aktorit të mirënjohur, Bep Shiroka, thuhet se "në këto momente dhimbjeje të thellë për humbjen e njeriut tuaj të shtrenjtë, dëshiroj t'ju gjendem shpirtërisht pranë, duke ju shprehur ngushëllimet e mia më të sinqerta!" "Me ndarjen e tij nga jeta, ju humbët njeriun tuaj më të dashur e më të pazëvendësueshëm, ndërsa të gjithë artdashësit humbën një nga aktorët më të talentuar e më të përkushtuar të filmit e teatrit, që me mjeshtëri e profesionalizëm skaliti figura e personazhe të pashlyeshme në memorjen tonë, duke mbetur një nga aktorët më të mëdhenj e më të spikatur shqiptarë". Aktori i mirënjohur shkodran, Bep Shiroka, Artist i Merituar, i cili ndërroi jetë mbrëmjen e djeshmë në shtëpine e tij, në karrierën e gjatë dhe të suksesshme të aktorit numëron një sërë rolesh skenike të teatrit dhe në kinematografi, numri i të cilave i kalon të 150-tat. Dalja e tij e fundit në skenë ka qënë në kuadrin e komedisë "Putargat e Thata", pas një ftese që i pati bërë dramaturgu, miku i tij Stefan Çapaliku. Ndërkohë, për spektatorët shkodranë dhe në përgjithësi artdashësit shqiptare që kanë patur rastin ta ndjekin në skenë dhe kinematografi, kanë mbetur në kujtesë sidomos interpretimet e tij tek komedia "Çifti i lumtur", si dhe në role të tjera si ato të "Baca i Gjetajve", "Dasëm me Flamur", "Hetimi", "Nora e Kelmendit", "Lugina e Peshkatarit", "Koncert në vitin 1936", "Besa e Kuqe", "Kërcënimi", "Flaka e maleve" etj. /m.sh//a.ke/
KOMENTE