Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Botëror/ Uruguaji Mposht Ganën Me Penallti, Në Gjysëmfinale Takon Holandën
English

Sport-Botëror/ Uruguaji Mposht Ganën Me Penallti, Në Gjysëmfinale Takon Holandën

TIRANË, 2 Korrik /ATSH - Gjergji Mima/ - Uruguaji do të jetë gjysëmfinalisti i dytë në Kupën e Botës, "Afrika e Jugut 2010", pasi ka mposhtur pas 11 metërshave ekipin afrikan të Ganës. 120 minuta në ndeshjen çerekfinaliste mes Uruguajit dhe Ganës nuk mjaftuan për të përcaktuar kunërshtaren e Holandës në gjysmëfinale. 90 minutat dhe koha shtëse u mbyllën me të njëjtin rezultat, 1-1. Pjesa e parë nisi më mirë për Urugajin, i cili iu afrua disa herë golit të avantazhit. Por pikërisht në momentin që pritej drejtimi për në dhomat e zhveshjes me rezultatin e bardhë 0-0, një gjuajtje e Muntarit mposht portierin Muslera. 45 minutat e para mbyllen 1-0 për afrikanët. Pjesa e dytë nisi me Ganën në kërkim të golit të dytë. Skuadra afrikane iu afrua disa herë golit por pasaktësitë dhe vonesat në pasën e fundit i mohuan golin e dytë skuadrës së Rajevac. Fati i takimit do të varej nga një goditje dënimi e ekzekutuar pej Forlan. Uruguajani megjithëse në një distancë të largët nga porta ka tentuar kuadratin dhe falë pasigurisë së portierit Kingson barazpëshon rezultatin në 1-1. Minutat në vazhdim nuk sollë ndryshim rezultati dhe pas përfundimit të kohës së rregullt skuadrat iu drejtuan minutave shtesë, ku skuadrat nisën të mendojnë më shumë për sulmin për të evituar llotarinë e 11 metërshave. E pikërisht në sekondat e fundit të 30 minutave shtesë, një kros nga e djathta gjen të lirë sulmuesit ganezë brenda zonës uruguajane. Goditja me kokë e njërit prej tyre devijohet zbrapset me dorë prej Suarezit i cili megjithëse u ndëshkua me kartonin e kuq dhe me 11 metërsh në dëm të skuadrës së tij, evitoi golin e eleminimit prej botërorit, kjo falë edhe gabimit të Asamoah Gijan që në ekzekutimin e 11 metërshit godet traversën e portierit Muslera. Menjëherë pas këtij episodi fati i gjysmëfinalistes së dytë do të përcaktohej nga pika e bardhë e 11 metërshit ku uruguajanët u treguan më të saktë duke mposhtur 5-3 ganezët. Uruguaji do të jetë kundërshtari e Holandës në gjysmëfinalen e datës 6 korrik ndaj Holandës që eleminoi Brazilin. Uruguaji - Gana 1-1 (5-3) Shënues: Forlan 55'/ Muntari 45' Uruguaji: Muslera, Maxi Pereira, Lugano, Godin, Fucile, Arevalo, Diego Perez, Pereira, Cavani, Forlan, Suarez. Trajner: O. Tabarez Gana (4-2-3-1): Kingson; Pantsil, Mensah, Addy, Sarpei; Annan, K.Boateng; Tagoe Asamoah, Ayew, Gyan. Trajner: Rajevac.
KOMENTE