Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Merkato/ Skënderbeu Dhe Shkumbini Aktive Në Merkaton Verore
English

Sport-Merkato/ Skënderbeu Dhe Shkumbini Aktive Në Merkaton Verore

TIRANË, 2 Korrik/ ATSH- Gjergji Mima/. - Klubet e Superligës vijojnë përforcimin e organikës së tyre për sezonin e ardhshëm. Skuadra e Skënderbeut, që sezonin e ardhshëm synon titullin në Superligë, ka bërë dy blerje të reja. Portieri Orges Shehi dhe mbrojtësi Endri Vrapi janë dy blerjet e reja të Skënderbeut. Dy lojtarët sezonin e kaluar luajtën me Besën e Kavajës. Ndërkohë edhe skuadra e Shkumbinit të Peqinit po vijon përforcimin e skuadrës me afrimin e lojtarëve të rinj. Mbrojtësi peqinas, Klement Xhyra, nënshkroi një kontratë dy vjeçare me presidentin e Shkumbinit, Ylli Ndroqi. Xhyra u aktivizua së fundi me Gramozin e Ersekës. Shkumbini ka bërë deri tani disa goditje në merkato, përfshirë Arlind Norën dhe Bekim Kulin. Por, lojtarët shqiptarë nuk kërkohen vetëm nga skuadrat e Superligës. Elis Dervishaj, Arbër Shytani dhe Bledar Përfati, të cilët sezonin e kaluar luajtën me Adën, do të provohen në Francë. Portieri Dervishaj dhe sulmuesi do të testohen te St.Etien, ndërsa qendërmbrojtësi Përfati te Monako. Gjithçka është organizuar nga agjenti i FIFA-s, Rudi Vata. /s.s./
KOMENTE