Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Volejboll/ Fshv Përcakton Programin E Sezonit Të Ri
English

Sport-Volejboll/ Fshv Përcakton Programin E Sezonit Të Ri

- Caktohen datat e sezonit të ri sportiv 2010-2011. Struktura e kampionatit nuk ndryshon -. TIRANË, 2 Korrik/ ATSH - Gjergji Mima/ - Federata Shqiptare e Volejbollit ka bërë publike datat e sezonit të ri sportiv 2010-2011, të cilat janë miratuar në mbledhjen e fundit të komitetit ekzekutiv. Struktura e kampionatit nuk do të ndryshojë, sezoni nis me Kupën e Federatës dhe mbyllet me Kupën e Shqipërisë. Rikthehet në janar Superkupa. Asnjë ndryshim për sa i përket formulës, por do të ndiqet e njëjta me atë të sezonit që sapo u mbyll. Në dy fazat e para, që nisin më 25 shtator, skuadrat do të jene në një grup, me sistem vajtje-ardhje. Më pas, ekipet do të ndahen sërish në dy grupe, ku katër të parat do të luajnë në Top Volley Liga dhe katër të dytat në Volley Liga. Ndryshimi i vetëm është se skuadrat e Top Volley Ligës do të luajnë vetëm një herë në javë, çdo të shtunë dhe jo 2 herë si sezonin e kaluar, duke ulur kështu numrin e ndeshjeve. Dy ekipet më të mira, pas përfundimit të sezonit të rregullt, do të përfitojnë një bonus në fazën e play off-it, duke shkuar direkt në gjysmëfinale. Ndërsa në çerekfinale do të luajnë 2 ekipet e Top Volley Ligës (3 dhe 4) dhe dy ekipe të Volley Ligës (5 dhe 6), sipas formulës 4-5, 3-6. Fitueset e këtyre dy çifteve do të luajnë me dy vendet e para në gjysmëfinalet e play off-it dhe më pas, fitueset do të luajnë në finale. Këtë herë, kampione shpallet skuadra që fiton 3 nga 5 ndeshjet finale, duke rritur kështu numrin e takimeve finale të play off-it. Më 29 janar do të luhet Superkupa e Shqipërisë, që rikthehet pas disa vitesh pushim. Turneu i parë i sezonit është Kupa e Federatës, që do të luhet në 2 ditë, me 4 ekipet më të mira të sezonit të fundit. Ditën e parë do të luhen gjysmëfinalet dhe të nesërmen finalja. Ndryshon disi Kupa e Shqipërisë, që luhet me dy periudha: e para, ndeshjet eliminatore, në muajin shkurt, ndërsa ndeshjet gjysmëfinale dhe finale do të luhen në maj, pas përfundimit të kampionatit. Pra, do të jetë Kupa e Shqipërisë ajo që do ta mbyllë sezonin spotriv 2010-2011. /a.ke/
KOMENTE