English

Tiranë, Bashkia Rikonstrukton Çerdhen Tek Bregu I Lumit

TIRANA, 2 Korrik/ATSH - Gjergji Mima/ - Bashkia e Tiranës ka kryer rikonstruksionin e godinës që përdoret si çerdhe dhe kopësht për fëmijët e zonës së Bregut të Lumit. Çerdhja ka një kapacitet prej 80 fëmijësh. Sipas Bashkisë së Tiranës, "rikonstruksioni dhe shtimi i ambienteve ka përmirësuar kushtet e godinës, përfshirë këtu sistemin qendror të ngrohjes, instalimin e radiatorëve, kuzhinën profesionale dhe pajisjen e ambienteve me standarde bashkëkohore". Në inaugurimin e këtij ambienti për fëmijë ishte edhe kryetari i Bashkisë, Edi Rama, i cili theksoi se "godina ka pësuar një transformim të jashtëzakonshëm". Ndërkohë, në kuadër të kërkesave për këto shërbime, Bashkia e Tiranës po ndërton edhe dy kopshte të reja në zonat periferike të kryeqytetit, por janë duke u rikonstruktuar edhe 6 çerdhe dhe 5 kopshte. /a.ke/
KOMENTE