Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topi-Salon: Pushteti qendror, të bashkëpunojë me atë vendor
English

Topi-Salon: Pushteti qendror, të bashkëpunojë me atë vendor

Tiranë, 2 Korrik, NOA – Bashkëpunimi efikas dhe dialogu midis pushtetit qendror e atij vendor për të realizuar projekte në të mirë të zhvillimit të mëtejshëm të Shqipërisë dhe përmirësimit të jetës së qytetarëve të saj, paraqet rëndësi të veçantë.

Një fakt të tillë, presidenti Topi e theksoi gjatë një takimi të zhvilluar me presidenten e Asamblesë së Rajoneve të Evropës, Mishel Sabon, në kuadër të vizitës zyrtare në vendin tonë.

Në takim ishte i pranishëm edhe kryetari i Qarkut të Tiranës dhe i Shoqatës së Këshillave të qarqeve të vendit, Tasim Mema, si dhe përfaqësues të Komitetit shqiptar të Zhvillimit të Rajoneve.

Kreu i shtetit, duke iu referuar edhe përvojës evropiane dhe duke e quajtur vizitën e Sabon si “një ngjarje shumë të rëndësishme për jetën e institucioneve vendore në Shqipëri”, theksoi se forcimi i bashkëpunimit mes pushtetit qendror e atij vendor, por dhe zbatimi sa më mirë i strategjisë së decentralizimit, do të mundësojë një koordinim më të mirë të projekteve në qarqet e vendit, si dhe një shërbim më të mirë ndaj interesave të qytetarëve.

Nga ana e saj, Sabon vuri në dukje ndryshimet pozitive të shënuara në vendin tonë, si dhe përpjekjet e vazhdueshme për rritjen e dialogut dhe bashkëpunimit mes pushtetit qendror dhe atij vendor.

Ajo vlerësoi rolin e rëndësishëm dhe moderator të Kryetarit të Shtetit përsa i përket zhvillimit demokratik dhe konsolidimit të institucioneve shqiptare duke ruajtur ekuilibrin mes forcave politike dhe duke shërbyer si garant i Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi.

Njëkohësisht, Presidentja e Asamblesë së Rajoneve të Evropës nënvizoi se shfrytëzimi dhe mirë-administrimi i potencialeve të të gjithë territorit të vendit do të sjellin pashmangshmërisht fuqizimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të Shqipërisë edhe në kuadër të integrimit të pritshëm në gjirin e familjes së madhe evropiane.

n.e/NOA

KOMENTE