Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zhurma e vuvuzelave
English

Zhurma e vuvuzelave

Gjinekologu Johanes Van Vrejsvijk dhe Kanuni i Lekë Dukagjinit

Nga Behxhet Sh. Shala*

Mbarësim natyral apo fekondim artificial:

Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të EULEX-it, Johanes van Vrejsvijk disa herë ka paralajmëruar arrestimin e zyrtarëve të lartë të institucioneve të Kosovës duke mos i kursyer as ata që janë në majën e piramidës institucionale. Madje, edhe për kryeministrin e Kosovës ka thënë se nuk është mbi ligjin duke ia dërguar kështu një kërcënim të “ butë”.

Me kryeparlamentarin e Kuvendit të Kosovës ka vendosur një komunikim të rregullt përmes mediave elektronike dhe të shkruara. Kanë rënë në dashuri, me një fjalë. Duke e akuzuar se po ndërhynë në punën (pavarësinë) e gjyqësorit. Mirëpo nuk ka dashur ta pranojë se edhe fillimi i hetimeve për korrupsion ka qenë i motivuar politikisht e sidomos dështimi tashmë evident i luftimit të korrupsionit është i motivuar politikisht. Vet gjinekologu van Vrejsvijk ka rënë në ndikim politik në fillim të hetimeve e sidomos tash kur po cakton afate gjinekologjike se kur do të vilen të korrat e asaj që janë mbjellur.

Në fillim kjo “luftë” kundër korrupsionit ka qenë e drejtuar ekskluzivisht kundër një subjekti politik (PDK) në mënyrë që të bëhet disiplinimi i saj përmes shantazhit të cilën ndërkombëtarët e përdorin si armën më të fuqishme, që nga përfundimi i luftës e deri më sot. Nuk është ky konstatim vetëm i imi.

Të njëjtin model e kanë përdorur edhe në zgjedhjet e fundit lokale duke bërë përpjekje ta formojnë një mozaik tjetër politik ku do të bëhej balancimi i përfaqësimit të subjekteve politike. Duke e dobësuar PDK-ën dhe duke bërë përpjekje ta forcojnë LDK-në apo duke krijuar alternativë me ndonjë subjekt të ri politik.

Krejt kjo ndërhyrje solli për rezultat se Kosova mbeti pa opozitë ngase u ngulfat hapësira për veprim, si të atij opozitar ashtu edhe atij qytetar. Subjektet e reja politike nuk formoheshin si nevojë për një frymë të re apo veprim të ri politik por si vullnet, dëshirë apo nevojë e ndonjë ambasadori apo diplomati. Dinamika dhe përmbajtja e këtij rikonfigurimi politik po varet ekskluzivisht nga potenca e ndërkombëtarëve. Sa më potent të jetë sponsori ndërkombëtar i subjektit të ri politik aq më impotent do të jetë subjekti i formuar.

Në këtë mënyrë u bë libanizimi i skenës politike kosovare. Apo afganistanizimi (organizimi fisnor) i institucioneve të Kosovës. Nuk mbeti asnjë anëtar i fisit politik pa u punësuar në një vend pune që, në situata normale as në ëndërr nuk do të kishin mundësi t’i realizonin. Jo pse u mohohet e drejta për të ëndërruar por se nuk kanë ditur se ekzistojnë vende të tilla të punës. Ata pak intelektualë që kanë pasur dije dhe dinjitet, brenda natës u shndërruan në politikanë dhe shërbyes civilë të politikanëve injorantë dhe hajdutë. Prandaj jemi në fund të pusit.

Dhe do të mbesim edhe një kohë të gjatë aty. Kosovës i mungon hapësira demokratike prandaj edhe frymëmarrja demokratike është e vështirësuar. Nga politika e kontaminuar vendore ndërsa ndotësit më të mëdhenj të ajrit janë ndërkombëtarët. Në Kosovë çdo gjë ka çmim; llaskucëria, fleksibiliteti, dëgjueshmëria, mungesa e dinjitetit dhe joprofesionalizmi shpërblehen ndërsa vlerat e vërteta ndëshkohen dhe margjinalizohen. Humbja e fytyrës është shumë e lire, ruajtja e saj nuk ka çmim.

Prandaj, vetëm pas 11 vjetëve po e kuptoj vendimin e një gazetari të shkëlqyer, Ibrahim Osmani që u tërhoq vullnetarisht nga gazetaria dhe jeta publike për të mos qenë pjesë e kësaj kënete morale. Gjithashtu po e kuptoj pse Baca Adem nuk u inkuadrua dhe besoj shumë se as që do të inkuadrohet në këtë farë politike ku më së paku bëhet politikë e më së shumti matrapazllëqe të arrivistëve që interesin e Kosovës e kanë identifikuar me interesin personal. Janë bërë milionerë duke vjedhur gjakun dhe djersën e të tjerëve.

Nëse Adem Demaçi ka vlerësuar se nuk mund të ndikojë në ndryshimin e gjendjes, çka atëherë kërkojmë ne, disa donkishotë të cilët pashmangshëm, herët a vonë do të përfundojmë aty ku janë sot Ibrahim Osmani dhe Baca Adem ?.

Po t’i ktheheni tash heroit të përrallës, gjinekologut të EULESH-it që po bën përpjekje të kontrabandohet si kryeprokuror dhe luftëtar kundër korrupsionit, z. Vrejsvijk. Brenda ditës u bë yll, dikush po thotë pornografik në aspektin e mbrojtjes së ligjit, ndërsa brenda muajit u bë një copëz e kometës që u shua pasi u ndesh me Kodrën e Dragodanit. U shua krejtësisht duke u shndërruar në hi dhe tash po bën përpjekje false të shndërrohet në Feniks në luftë kundër korrupsionit. Në këtë aspekt është shumë më i dinjitetshëm Jakup Krasniqi sepse mbajti një qëndrim të fortë pozicional dhe asnjëherë nuk iu shurdhuan vuvuzelat. Madje, pa asnjë dyshim, edhe si prokuror do të ishte më i mirë dhe më parimor se ky fare Vrejsvijku.

Ndërkaq që vuvuzelat e gjinekologut Vrejsvijk u shndërruan në pordhë të ftohtë. E filloi me pordhë të zhurmshme, e përfundoi me ate që e thashë më lart. Në përpjekje të parë serioze për t’u përballur me krimin e organizuar u shndërrua edhe vet në krim të organizuar dhe të korruptuar. E korruptoi ligjin.

Pasi e mori kartonin e verdhë nga pasardhësi i Tinës, u zhduk nga skena. Së bashku me Fejtin dhe pensionistin nga Franca, Iv de Kermabon, boss i EULEX-it dhe vet gjinekologut. Tash po thotë se po hetohen edhe subjektet tjera, madje edhe në Mitrovicën e Veriut. Po përpiqet që luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ta vendosë në rrafshin shumëdimensional, rrafshin spekulativ duke e balancuar midis subjekteve politike dhe jopolitike. Po e teston nëse arrestimi i filan fistekut do ta destabilizojë situatën e sigurisë. Dhe kjo është bingo për të gjithë hajdutët dhe kriminelët.

Është porosi se mund të vidhni dhe t’i bëni të gjitha të zezat vetëm mos e destabilizoni situatën.. I ka dhunuar qytetarët e Kosovës duke caktuar data dhe muaj kur do të ndodhin arrestimet. Hetimet dhe arrestimet e mundshme i ka shndërruar në bastore në të cilat janë përfolur emra, pozita dhe data konkrete. Gjinekologu Vrejsvijk dhe ata që e kanë mbështetur dhe suportuar (shprehje e një deputeti injorant të Kuvendit të Kosovës pensionimin suplementar të të cilit e përkrah fuqishëm) e kanë arritur efektin psikologjik me metoda gebelsiane.

Ky farë prokurori është treguar joprofesional, i pasinqertë, joserioz dhe i pamoralshëm ndaj qytetarëve të Kosovës dhe profesionit të tij. Për motive politike, tërë kohën ka manipuluar me opinionin dhe qytetarët. Me deklarimet e tij të fundit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar e ka shndërruar në akt seksual apo pornografi ligjore. Pse e them këtë, mund të pyesni me të drejtë?.

Sepse, nëse në fund të muajit qershor të vitit 2010 deklaron se në marsin e vitit 2011 do të vjelim rezultatet, a nuk ju duket si akt seksual, që përfundon me një shtatzëni të padëshiruar?. Nëse fekondimi është i suksesshëm dhe shtatzënia zgjatë 9 muaj deri sa të lind foshnja, po aq kohë i duhen gjinekologut van Vrejsvijk t’i korrë rezultatet e asaj që e kanë mbjellë të tjerët. Duket se këtu kemi të bëjmë me abort të qëllimshëm ku gjinekologu Vrejsvijk në rolin e një mamie të pandërgjegjshme e mbytë foshnjën, ende pa lindur.

Ndërkaq, ajo lista e gjatë e personave të dyshuar për korrupsion që e paska falltari i EULESH-it dhe që i paska dorëzuar kryeprokurorit të Kosovës, më shumë i ngjanë Listës së Shindlerit, e që në fakt nënkupton shpëtimin dhe faljen e tyre. Për shkak të ruajtjes së stabilitetit dhe situatës së sigurisë. Topi nuk e luan.

Kanuni i Lekë Dukagjinit është një përmbledhje e kodeksit moral që i ka rregulluar dhe sanksionuar raportet midis njerëzve në një periudhë të caktuar kohore. Për shqiptarët llogaritet si Kushtetutë Morale e cila, ndonëse u shkaktuar shumë dëme përsëri interpretohet dhe zbatohet,varësisht nga këndi i interesit. Edhe ndërkombëtarët, kur duan ta spikasin mentalitetin tonë fisnor na fusin nën hundë këtë kanun si një vlerë e trashëguar me të cilën do të duhej të mburreshim.

Kemi jo pak raste kur të pakënaqurit me vendime gjyqësore kërcënohen se do të veprojnë sipas së drejtës që u garanton Kanuni i Lekës. Në këtë kontekst, gjinekologu Vrejsvijk mund të llogaritet njeri me fat. Sepse, po të interpretohej Kanuni i Lekës në mënyrë parimore, më së shumti që do të fitonte do të ishte një e goditur e koncentruar në prapanicë për katapultim në orbitë ku luftohet korrupsioni dhe krimi i organizuar.

Ç’është e vërteta, deri më tani i ka marrë disa të goditura në prapanicë nga vendimmarrësit ndërkombëtarë (Uashingtoni dhe Brukseli) gjë që ka ndikuar që zhurma e vuvuzelave të tij të shndërrohen në pordhë të ftoftë. Kjo e shpëton nga përgjegjësia morale por jo edhe asaj morale.

Ka edhe më keq:

Një shok imi më pati ra në qafë sepse nuk po i gjeja një nuse. Më në fund ia gjeta një mirëpo estetika ishte pengesë pse nuk u bashkuan. I thashë se mund t’ia gjejë një edhe më të keqe por nuk besonte. Për ta bindur, ia gjeta një qytetare të shtetit të Erih Honekerit (Gjermania lindore) që vërtetë ishte unikat vizuel.

Kur e luta se do t’ia gjejë edhe një tjetër, edhe më të keqe, në asnjë mënyrë nuk pranojë ngase më në fund u bind dhe më besojë. Kështu, nga kjo perspektivë e ditëve tona mund të them se e arrita efektin e gjinekologut Vrejvijk te shoku im. E mbajta në ankth dhe në fund i ofrova atë që nuk e deshti në asnjë mënyrë. Karriera ime prej mësitit mori fund.

Pata planifikuar të shkoj në pushime në korrik por më dolën do pengesa të natyrës teknike dhe politike. Pasi i tejkalova këto pengesa dhe u bëra gati, më doli një problem i natyrës etike. Me ankth jam duke i përcjellur deklaratat dhe paraqitjet e ambasadorit Dell në mediet elektronike dhe të shkruara nëse do të më lejojë të shkojë në pushime.

Duket se vetëm edhe kjo i ka mbetur pa e dhënë një mendim. Dhe, sinqerisht dua ta them se sa më shumë po e njoh ambasadorin Dell, më shumë po e dua Tinën. Paska edhe më keq.

(*) Dërguar nga autori, drejtor ekzekutiv i KMDLNj-së. Pikëpamjet në këtë shkrim janë personale

KOMENTE