Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Doganat Tejkalojnë Planin E Të Ardhurave
English

Doganat Tejkalojnë Planin E Të Ardhurave

TIRANË, 3 Korrik/ ATSH/- Të ardhurat doganore në 6-mujorin e parë të vitit janë tejkaluar me 15.7% më shumë se e njejtja periudhë e vitit të kaluar, ndërsa janë tejkaluar gjithashtu dhe të ardhurat doganore për muajin Qershor. Administrata doganore bën të ditur se në 6-mujorin e parë të vitit ka arkëtuar 20107.52 mld lekë më shumë, ose me një rritje prej 15.78% më tepër se 6 mujori i parë 2009. Gjithashtu, Doganat njoftojnë se në muajin qershor 2010 janë arkëtuar 10, 32 miliard lekë nga 9,94 miliard lekë të planifikuara, duke realizuar planin e të ardhurave në masën 104% ose me një tejkalim prej 381 milion lekësh. Eksportet shqiptare pësuan rritje gjatë 6 mujorit të parë në sasi e vlerë krahasuar me 6 mujorin të parë të 2009. I shprehur në sasi, volumi i eksporteve shqiptare arriti 1071.7 mijë ton, nga 603.2 ton të regjistruar me të njëtjën periudhë të një viti më parë, me një rritje prej 468.5 mijë ton, ose 77.7 % më shumë. Ndërsa si vlerë e eksporteve shqiptare në 6 muajt e parë të vitit 2010 u realizua një volum në vlerën prej 39.6 mld lekë, me një rritje prej 24.3 mld lekë, ose 159% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2009, kohë ku realizua një vlerë prej 15.3 mld lekë eksporte./s.d//n.m/
KOMENTE