Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Holandë - Të Hënën Konsultime Për Një Koalicion Qeverisës Me Katër Parti
English

Holandë - Të Hënën Konsultime Për Një Koalicion Qeverisës Me Katër Parti

BRUKSEL, 3 korrik /ATSH-ANSA/ - Pas dështimit të hipotezës për të formuar një qeveri ndërmjet liberalëve dhe të djathtës ekstreme të Geert Wilder, në Holandë po qarkullon një ide e re për një koalicion me katër parti, liberalët, laburistët, social-liberalët dhe të gjelbrit. Konsultimet për të krijuar një qeveri të qendrës së majtë do të nisin ditën e hënë, njoftoi sot lideri i liberalëve, fituesi i zgjedhjeve të 9 qershorit, Mark Rutte. Javën e kaluar kjo hipotezë ishte cilësuar si e pamundur nga vetë Rutte. Por u mor në konsideratë pas disa bisedimeve joformale me liderët e tre partive të tjera. Liberalët e Mark Rutte kanë fituar 31 vende në parlament, laburistët e ish-kryebashkiakut të Amsterdamit Job Cohen 30, demokristianët 21 dhe të gjelbrit 10 vende. Hipoteza për një koalicion me katër parti duket si një nga mundësitë e fundit që kanë mbetur për të krijuar një qeveri në Holandë. /e.v/
KOMENTE