Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Irak - Vizitë E Papritur E Zëvendëspresidentit Amerikan Biden Në Vend
English

Irak - Vizitë E Papritur E Zëvendëspresidentit Amerikan Biden Në Vend

BAGDAD, 3 korrik /ATSH-AFP/ - Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden mbërrit sot në për një vizitë të papritur në Irak, në një moment kur forcat amerikane po përgatiten të tërheqin trupat e tyre luftarake nga vendi, sipas një reporteri të AFP. Biden mbërrit në vend rreth 14:30 GMT dhe u prit në aeroport nga ambasadori amerikan në Irak, Christopher Hill, ministri i Jashtëm irakian, Hoshyar Zebari dhe komandanti i përgjithshëm i forcave amerikane në Irak, gjenerali Ray Odierno. Bëhet fjalë për vizitën e parë të zëvendëspresidentit amerikan në Irak që prej janarit, kur ai mbërriti në vend në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për krizën e sapo lindur pas përjashtimit të qindra kandidatëve nga zgjedhjet legjislative të 7 marsit. Joe Biden mbërrit një ditë para festës kombëtare amerikane. Ende nuk dihet sa do të zgjasë vizita, por vitin e kaluar Biden e ka kaluar 4 korrikun në Irak./ /i.p/
KOMENTE