Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kukës: Ndalohet Një Person, Transportonte Viça Kontrabandë
English

Kukës: Ndalohet Një Person, Transportonte Viça Kontrabandë

KUKËS, 3 korrik /ATSH-R.Hoxha/ - Një person që dyshohet se transportonte bagëti kontrabandë nga Kosova u arrestua natën e kaluar në afërsi të Kalimashit, rreth 14 km larg Kukësit. Sipas Policisë, "Fatri Toçilla, 28 vjeç nga Tirana u ndalua ndërsa në makinë e tij me targa të Kosovës, 580 KS 56L, u gjetën 18 krerë viça që dyshohet se janë futur në Shqipëri kontrabandë". Kontrabanda e bagëtive në kufirin Shqipëri-Kosovë vazhdon të mbetet një nga shqetësimet kryesore të forcave të policisë kufitare në qarkun e Kukësit. Sipas policisë, në qershor u ndaluan 4 persona që transportonin drejt Shqipërisë 37 krerë viça. Nga hetimet rezulton se një pjesë e viçave të futur kontrabandë në tregun shqiptar janë të racës serbe, gjë që ka shtuar dyshimin se kontrabanda e tyre funksionon në linjën Serbi-Kosovë-Shqipëri./ch/
KOMENTE