Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pakistan - Ico: Autorët E Atentatit Në Lahore Janë Armiq Të Isalmit
English

Pakistan - Ico: Autorët E Atentatit Në Lahore Janë Armiq Të Isalmit

XHEDAH (Arabia Saudite), 3 korrik /ATSH-AFP/ - Organizata e Konferencës Islamike,(ICO), dënoi sot atentatin e dyfishtë kamikaz të së enjtes në Lahore, Pakistan, ku mbetën të vdekur 43 persona dhe të plagosur mbi 170, duke i cilësuar autorët ''armiq të betuar të islamit". Përmes një deklarate, sekretari i përgjithshëm i ICO-s, Ekmeluddin Ihsanoglu, "dënoi ashpër atentatet e rëndë kamikaze" të kryera në një mauzole të shenjtë për pelegrinët myslimanë në Lahore, qyteti i dytë i rëndësishëm i Pakistanit. "Përgjegjësit për të tilla akte terroriste që janë për të ardhur keq janë armiq të betuar të islamit dhe njerëzimit, si dhe duhet të përballen me çdo kusht me drejtësinë", u shpreh Ihsanoglu. Një kamikaz shpërtheu sasinë e konsiderueshme të lëndës eksplozive që mbante në trup ndërkohë që ndodhej në krah të mauzoleut duke shkaktuar vdekjen e disa pelegrinëve dhe panik, ndërkohë që menjëherë një kamikaz tjetër shpërtheu një tjerë bombë në momentin që turma po përpiqej të shkonte drejt daljes së sallës së lutjeve./ /i.p/
KOMENTE