Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra E Shtypit Shqiptar
English

Pasqyra E Shtypit Shqiptar

TIRANË, 3 Korrik/ATSH/.- Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të shtypit shqiptar të publikuara të shtunën: Gazeta "Shqip" HAMALLAJ, PA HARTA NË HIPOTEKË Fshati ku u përleshën banorët me ndërtimorët dhe specialet nuk ka dokumente në institucione, ndërsa 'beteja' tjetër është në prag. Policia arreston nëntë persona për incidentin e dhunshëm. Tituj të tjerë të kësaj gazete: - Rama do të përballim pushtetin me rezistencën. - Nëna hyn të shpëtojë vajzën, mbyten të dyja. Gazeta "Panorama" PAGAT, SA DO TË RRITEN PËR SECILËN KATEGORI Shtesa për mësuesit, mjekët e infermierët/Qeveria pritet të miratojë këtë javë rritje e pagave për gjithë administratën. Ministri i Financave, Ridvan Bode, ka zbardhur projektin e shtesave për të gjitha kategoritë. Arsimtarët do të kenë 6% rritje page, mjekët 12% dhe infermierët 10%. Pagat e ushtarakëve sipas gradave do të rriten nga 2-7%, ndërsa për administratën do të ketë një rritje nga 2-6%. Tituj të tjerë të kësaj gazete: - "Armëpushim" në Hamallaj, një ditë pas përleshjes. - Mbeti në provim, hidhet nga kati i dhjetë studenti. Gazeta Shqiptare RIHAPEN DEBATET NË PS/TË VJETRIT KUNDËRSHTOJNË STRATEGJINË E SELISË ROZË Serveti dhe Dritëroi kritika Ramës: Ne themeluesit mendojmë për luftë në Kuvend Përgjigjet kreu socialist: Do të përshkallëzojmë betejën për transparencë, nuk votojmë asnjë ligj. Kriza, qeveria po merr paratë që emigrantët nga Greqia sollën në bankat shqiptare. Tituj të tjerë të gazetës: - Tiranë, gjoba tregtarëve që shesin për djathë niseshtenë. - Vlorë, grabitje me armë e maska, dy veta në pranga. Gazeta "Koha Jonë" PËLLUMBI DHE AGOLLI Dy personalitetet në vite të PS-së komentojnë situatën politike në vend dhe kritikojnë vendimin për të rikthyer marrëdhënien e kushtëzuar me parlamentin. Ata vlerësojnë se "veprimet e Edi Ramës, janë jashtë realitetit". Tituj të tjerë të kësaj gazete: - Ikën Withers, kush është ambasadori i ri? - 2 korriku/Berisha: Alia manipuloi vrasjen tek ambasadat. Gazeta "Shekulli" AMNISTI FISKALE PËR TË GJITHË SHQIPTARËT Ministri i Financave/Në fund të vitit të gjithë shqiptarët do të plotësojnë formularin për të ardhurat dhe shpenzimet. Javën tjetër ligji në Kuvend. Më parë amnistia fiskale që legalizon të gjitha paratë. Tituj të tjerë të kësaj gazete: - Kukan: Zgjerimi i BE-së bllokohet për dhjetë vjet. - Holanda mund dhe largon Brazilin. Gazeta "55": RAMA, KRENAR PËR BOJKOTIN DHE SE PO U BLLOKON VIZAT SHQIPTARËVE Tituj të tjerë: - Dossier/Liria e kërkuar përmes ambasadave - Meta:Opozita po kontribuon negativisht, vendit i duhen reforma. Gazeta "Rilindja Demokratike" SI U VRA ARTIN BASHA TEK AMBASADAT I riu 17 vjeçar vdiq në spital 6 ditë pas plagosjes, dyshime se Sigurimi e helmoi. Basha është goditur me armë teksa ishte duke kaluar murin e Ambasadës Gjermane. Pas rrëzimit ka pasur një tentativë të forcave speciale të diktaturës për t'u marrë djalin nga duart përfaqësuesve të kësaj Ambasade, por nuk arritën dot. Ambasadori gjerman e shoqëroi menjëherë Artin Bashën në spital. Tituj të tjerë të kësaj gazete: - Rama hesht për ditën kur nisi rrëzimi i pushtetit të etërve të tij. - Doganat, 396 miliardë lekë në arkën e shtetit në 6 muaj. Gazeta "Zëri i Popullit": SKANDALI/TERRORI NË HAMALLAJ PËR LLOGARI TË VILAVE TË FAMILJES DHE MINISTRIT Tituj të tjerë të kësaj gazete: Edi Rama:Berisha kërcënon të fusë në kolaps ekonominë. /a.s/
KOMENTE