Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Punësimi I Të Rinjve Ende Sfidë Për Shqipërinë
English

Punësimi I Të Rinjve Ende Sfidë Për Shqipërinë

-Nga të dhënat analitike të ILO-s- TIRANE, 3 Korrik/ATSH-Erla Gjikolli/- Organizata Botërore e Punës (ILO), vëren se punësimi i të rinjve në Shqipëri mbetet ende një sfidë. Të dhënat e ILO-s për situatën e punësimit të brezit të ri, konstatojnë se ngjashëm me vendet e tjera në tranzicion, të rinjtë shqiptarë, të cilët përpiqen të mbeten në tregun e punës, përballen me numrin e shtuar të të rinjve që janë të punësuar në ekonominë informale. "Papunësia e gjatë dhe që në fillim të jetës e për periudha të gjata në ekonominë informale dëmton prespektivat e të rinjve për të siguruar një punë me mundësi karriere dhe me një pagë të denjë". Rritja e sfidës së punësimit të të rinjve në Shqipëri, sipas ILO-s bën thirrje për një qasje kurative që të adresojnë në të njëjtën kohë kërkesën dhe ofertën e punës dhe një përfshirje të vazhdueshme të agjencive qeveritare, institucionet e tregut të punës dhe organizatat e punëdhënësve dhe punëmarrësve. -Tregu i punës Të rinjtë në forcë punëtore përfaqësojnë rreth 41.6% të popullsisë në moshë nga 15- 29 vjeç, e krahasuar kjo me mesataren kombëtare prej 62.1%. Nga viti 1990 tendenca e rënies së pjesëmarrjes dhe të shkallëve të punësimit vazhdoi deri në vitin 2006. Sipas ILO-s megjithë rritjen e fuqishme të Prodhimit të Brendshëm Bruto në terma realë, shkalla e papunësisë ka mbetur në dy shifra në të gjithë periudhën. Në vitin 2008 shkalla e papunësisë për popullsinë në moshë pune 15- 64 vjeç ishte 13.2%, ku shkalla e femrave në forcën punëtore është gati 20 pikë përqindje më e ulët se ajo e meshkujve. Por një tipar kyç i tregut shqiptar të punës është pjesa e lartë e punëtorëve të dekurajuar, të cilët në vitin 2008 përbënin 16.1% të të gjithë njerëzve passive. Rreth 73.2% e të gjithë punëtorëve të dekurajuar janë femra. Struktura e punësimit tregon që puna në sektorin bujqësor privat arrin pikun e saj në vitin 2002, me 71.2% të punësimit total, për të zbritur më pas në 43.4% në vitin 2008. Një vit më vonë të dhënat tregojnë një rritje të punësimit në sektorin privat bujqësor me 14.3% dhe një ulje të punësimit në sektorin publik me një pikë përqindje dhe në sektorin jo- bujqësor. Të dhënat e punësimit, sipas aktivitetit ekonomik, tregojnë që afërsisht 45% e punëtorëve janë të punësuar në bujqësi, peshkim dhe pylltari, 11.7% në sektorin e tregtisë, 7.1% në industri dhe 8.4% në sektorin e ndërtimeve. -Punësimi i të rinjve Pavarësisht rritjes së fortë ekonomike të Shqipërisë gjatë dekadës 1998- 2008, ILO vë në dukje se rritja e punësimit mbeti negativ deri në 2007. Studimi i forcës punëtore në këtë vit shënoi një raport të punësimit me popullsinë prej 56.4%, i cili pati një rënie në 53.9% në vitin 2008. "Kjo shkallë krahasohet në mënyrë jo të favorshme me mesataren e shkallës europiane të punësimit EU27 prej 64.4%", thuhet në të dhënat analitike të ILO-s, sipas së cilës krijimi i vendeve të punës në sektorin privat, pvarësisht nga dyfishimi i tij në periudhën 1996- 2008, nuk ka qënë i mjaftueshëm për të kompensuar humbjet në sektorin publik dhe në punësimin në bujqësi. Ndër të tjera shkallët e ulta të punësimit të femrave tregojnë mundësitë e limituara për të gërshetuar punën më përgjegjësitë familjare, por ndoshta edhe si pasojë e praktikave diskriminuese në tregun e punës. Përgjithësisht punëtorët e rinj, me arsim të ulët, dominojnë në sektorin e bujqësisë, ndërsa të rinjtë me arsim të mesëm dhe të lartë në sektorin e shërbimeve. Rreth 43.3% e punëtorëve të rinj fitojnë një pagë, ndërkohë që shkalla e të gjithë të rinjve të vetëpunësuar është 13% e krahasuar me rreth 34.5% për të rritur. -Papunësia e lartë për të rinjtë me nivel të ulët arsimor Incidenca më e lartë e papunësisë, sipas ILO-s, është tek të rinjtë që kanë nivel të ulët arsimor. Papunësia e të rinjve mbetet një sfidë, pasi gati 25% e forcës së punës të të rinjve ishte e papunë në vitin 2008, në krahasim me shkallën e papunësisë prej 15.3% e regjistruar për të rinjtë e BE-së në 2007. Të rinjtë shqiptarë kanë më shumë gjasa se sa të rriturit të jenë të papunë afatgjatë. Në mesin e të rinjve të papunë, mbi 51% kanë arsim të detyruar, 40% të mesëm dhe 8.5% janë të diplomuar në universitet. Por në mesin e të rinjve me arsim të mesëm, ata që kanë një diplomë gjimnazi kanë më shumë gjasa të jenë të papunë, krahasuar me të rinjtë që kanë kryer një shkollë profesionale. Një vit më parë pikat më të larta të papunësisë janë regjistruar në Lezhë me 24.3%, Shkodër me 23.9% dhe Kukës me 23.2% dhe më e ulta në Tiranë me 8.3%. Pikërisht në këto rajone ku papunësia është në nivel më të lartë, pritet që brenda tre viteve të ardhshme të punësohen 48 mijë të rinj, sipas qëllimit të përcaktuar në projektin "Migrimi i Rinisë- Vjelja e përfitimeve dhe zbutja e risqeve", pjesë e programit "Një OKB", me vlerë 3.3 milionë dollarë, akorduar nga fondi spanjoll. /s.s/
KOMENTE