Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rritja E Pagave Dhe Pensioneve Evidenton Situatën Pozitive Te Financave Publike
English

Rritja E Pagave Dhe Pensioneve Evidenton Situatën Pozitive Te Financave Publike

-Ministria e Financave reagon ndaj akuzave të kreut të opozitës - TIRANE, 3 Korrik /ATSH-E.Xhajanka/- Ministria e Financave ka hedhur poshtë akuzat e kreut të opozitës Edi Rama, i cili sulmoi publikisht vendimet e fundit të qeverisë për rritjen e pagave dhe të pensioneve. Zëdhënësja e këtij dikasteri, Anisa Serbo, tha sot gjatë një konference për shtyp se "rritja e pagave dhe pensioneve nga ana e qeverisë, reflekton situatën tërësisht pozitive të financave publike të vendit. Kjo rritje është një masë që jo vetëm nderon mazhorancën në respektimin e mbajtjes së premtimeve të marra, por njëkohësisht është një instrument efikas në shpërndarjen me eficente të burimeve financiare të vendit, në mbështetje te rritjes ekonomike. "Kjo rritje, tha ajo, vjen si rezultat i realizimit të të ardhurave, ndërkohë që investimet publike si 5 mujor janë 26 miliardë lekë të reja dhe huamarrja në fund të 5 mujorit është vetëm 12 miliardë lekë. Kjo do të thotë se me të ardhurat nga tatimet e taksat janë financuar më shumë se 50% e investimeve". Nga viti 2005 e në vijim, buxheti i shtetit shqiptar është në suficit primar, që do të thotë se huatë dhe borxhet e marra nga qeveria shkojnë 100% për të financuar investimet publike, të tilla si rrugë, shkolla, ujësjellesa, spitale etj. Njëkohësisht, 40% e investimeve financohen nga të ardhuart e arketuara nga Ministria e Financave dhe institucionet në varësi të saj. Nga ana tjeter, vijoi ajo, shpenzimet janë realizuar sa 95% e programit fillestar, ose 3% me pak se 5 mujori i vitit te kaluar. "Demagogjia e Ramës se qeveria merr borxh kursimet e shqiptareve për të rritur pagat dhe pensionet, dëshmon keqdashjen e tij dhe dëshpërimin politik që e ka pllakosur nga izolimi elektoral ku ndodhet", përfundoi Serbo. /k.sh/
KOMENTE