Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sejdiu: Shba-Të Në Përkrahje Të Përhershme Të Kosovës
English

Sejdiu: Shba-Të Në Përkrahje Të Përhershme Të Kosovës

PRISHTINË, 3 Korrik /ATSH-B.Jashari/.-"Populli i Kosovës, gjatë ditëve të lëvizjes sonë të madhe për liri, demokraci dhe pavarësi, pati përkrahjen e përhershme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës", tha Presidenti i Republikës, Fatmir Sejdiu, në ceremoninë e përkujtimit të Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, organizuar nga Ambasada amerikane në Prishtinë. Ai solli në vëmendje faktin se SHBA-të dolën në ballë të ndërhyrjes unike të Aleancës Veriatlantike për shpëtimin e popullit të Kosovës nga zhbërja fizike, në pranverën e vitit 1999. "SHBA-të qëndruan pranë popullit dhe institucioneve të Kosovës gjatë gjithë viteve të rimëkëmbjes së vendit tonë, i cili kishte dalë i dërmuara nga lufta dhe nga pasojat e shtypjes së gjatë e brutale të regjimit të Millosheviçit", tha Sajdiu. Ai vuri në dukje se "SHBA-të, bashkë me aleatët e shumtë të humanizmit dhe të lirisë së kombeve, qëndruan me ne edhe në ditët vendimtare të procesit të përcaktimit të statusit final të Kosovës, pavarësisë së saj". Dje në mbrëmje, Presidenti Sejdiu mori pjesë edhe në hapjen e ekspozitës "Amerika për Kosovën", në Muzeun e Prishtinës. /s.s./
KOMENTE