Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
SHBA: Vetëidentifikohen me emrin e vërtetë dy spiunët rusë
English

SHBA: Vetëidentifikohen me emrin e vërtetë dy spiunët rusë

Virgjinia, 3 korrik, NOA – Njëri nga çiftet e zbuluar në Shtetet e Bashkuara si pjesëtarë të konspiracionit rus kanë zbuluar identitetin e tyre të vërtetë, duke pranuar se janë dërguar në Amerikë si spiunë të Rusisë.

Këtë pohim, dy bashkëshortët e kanë bërë në seancën e djeshme gjyqësore në shtetin e Virgjinia, në Shtetet e Bashkuara ku ata pranuan se emrat e tyre të vërtetë janë Mikhail Kutzik dhe Natalia Pereverzeva.

Ata lëviznin si bashkëshortë në Shtetet e Bashkuara me emra të rremë Michael Zottoli dhe Patricia Mills, dhe kishin dy fëmijë, një dy vjeç dhe një tre vjeç.

Mikhail Kutzik dhe Natalia Pereverzeva, bashkë një tjetër spiun të akuzuar Mikhail Semenko, janë paraqitur në seancën e djeshme të gjyqit të hapur ndaj tyre, në Virgjinia. Në këtë çështje të hapur së fundmi akuzohen për konspiracion rus në Shtetet e Bashkuara dhjetë vetë, të cilët dyshohen se kanë vepruar si agjentë të paligjshëm të një qeverie të jashtme, dhe ndaj tyre mund të merret vendimi për dënimin e tyre me pesë vjet burgim.

Pas deklaratave të shtetit rus se është një çështje e pavërtetë kjo e konspiracionit rus, vetë sekretarja amerikanë e shtetit, Hillari Klinton, deklaroi se kjo çështje u takon gjykatave dhe nuk mund të tensionojë marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Rusisë.

mit/NOA
KOMENTE