Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shtetet E Bashkuara Dhe Polonia Marrëveshje Për Sistemin Antiraketë
English

Shtetet E Bashkuara Dhe Polonia Marrëveshje Për Sistemin Antiraketë

VARSHAVË, 3 korrik /ATSH-ANSA/ - Shtetet e Bashkuara dhe Polonia nënshkruan sot një marrëveshje për sistemin e mbrojtjes kundër raketave, që do të zëvendësojë projektin e mbrojtjes hapësinore që ishte projektuar nga administrata Bush. Plani i vjetër parashikonte ndërtimin e një radari antiraketë në territorin çek dhe një bazë me dhjetë interceptorë në Poloni. Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, e cila nënshkroi marrëveshjen sot me ministrin e Jashtëm polak Radoslaw Sikorski, theksoi se "ndërtimi i sistemit antiraketë nuk përbën një rrezik për Rusinë". "Shtetet e Bashkuara janë të interesuara për të bashkëpunuar me Rusinë për çështjen e mbrojtjes kundër raketave, një çështje që i intereson edhe Moskës", deklaroi Clinton. Pas bisedimeve me Sikorski, Clinton i vlerësoi pozitivisht progreset demokratike të Polonisë. "Suksesi i Polonisë është prova më e mirë e forcës së demokracisë", deklaroi ajo duke garantuar se, pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve presidenciale (që do të zhvillohen nesër) Shtetet e Bashkuara do të mbeten partnerë dhe miq të Polonisë. Menjëherë pasi mbërriti në Krakovi, Clinton vendosi një kurorë me lule pranë kryqit dedikuar 22 mijë polakëve që u vranë nga rusët në vitin 1940 në Katin. Në të njëjtin vend, ajo bëri homazhe për 96 personat që humbën jetën së bashku me presidentin Lech Kazinski në tragjedinë ajrore të Smolenskut më 10 prill. /e.v/
KOMENTE