Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topi i shkruan Obamës: Ju falënderojmë për NATO-n dhe mbështetjen për në BE
English

Topi i shkruan Obamës: Ju falënderojmë për NATO-n dhe mbështetjen për në BE

Tiranë, 3 Korrik, NOA – Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i ka dërguar një mesazh urimi presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, me rastin e Ditës së Pavarësisë, 4 korriku.

“Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kam nderin e veçantë që, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t’ju përcjell Juve dhe popullit mik amerikan urimet më të ngrohta e miqësore për më shumë zhvillim, mirëqenie dhe begati”, i shkruan Topi homologut të tij.

Më tej, shton se kjo përkujtohet si dita e fitores së vullnetit natyral të njeriut dhe të një kombi për liri dhe barazi sociale, si një nga vlerat më të çmuara të kombit amerikan që mbetet gjithmonë një frymëzim dhe shembull i përjetshëm për të gjitha kombet.

“Me këtë rast, dëshiroj të shpreh mirënjohjen e thellë të Shqipërisë ndaj mbështetjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për integrimin tonë në NATO dhe për përpjekjet në ndërtimin e një shoqërie demokratike, të denjë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian”, shkruan Topi.

Duke vënë në dukje vullnetin dhe bindjen e tij më të thellë se me angazhimin tonë të përbashkët, marrëdhëniet e shkëlqyera të miqësisë dhe bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të njohin zhvillime të mëtejshme, në të mirë të dy popujve dhe vendeve tona, në interes të paqes globale dhe stabilitetit e përparimit të vendeve të rajonit të Ballkanit. n.e/NOA

KOMENTE