Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vendimi, dënohet me 20 vjet heqje lirie prifti pedofil
English

Vendimi, dënohet me 20 vjet heqje lirie prifti pedofil

Australi, 3 Korrik 2010 NOA/ Rid Bulku - Është dënuar me 20 vjet heqje lirie për abuzim seksual ndaj të paktën, 25 fëmijëve. Prifti katolik, 67 vjeç, u vetëshpall fajtor për një seri të gjatë dhune të kryer ndaj djemve në New South Wales (Australi), midis viteve 1968 dhe 1986.

Gjykatësit iu deshën pothuajse tre orë për të përmbledhur të gjitha akuzat kundër priftit, i cili ka kërkuar ndjesë për viktimat dhe familjet e tyre.

”Gjithçka mund të them - tha John Sidney Denham në proces - është se më vjen shumë keq. Shoh veten si një pedofil i pështirë që ka përfituar nga situata dhe ka përdorur pushtetin e tij për të abuzuar ndaj të rinjve.”

Familjet e viktimave ishin të kënaqura me vendimin e marrë, por ka patur akuza të ashpra për Kishën Katolike. “Ishte një njeri i tmerrshëm” - tha një nënë, për BBC duke shtuar se hierarkia në Kishën Katolike është e neveritshme.

Shoqata e viktimave të abuzimit, “Broken Rites Australia”, tha se kishte marrë mijëra thirrjeve për dhunë, që nga hapja e saj në linjën e gjelbër kombëtare në 1993.

Për sa i përket gjykimit të këtyre abuzimeve shpesh herë ato ishin sadiste.

r.b/NOA

KOMENTE