Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Afganistan - Eliminohen 63 Rebelë Dhe Sekuestrohen 16 Tonë Drogë
English

Afganistan - Eliminohen 63 Rebelë Dhe Sekuestrohen 16 Tonë Drogë

KABUL, 4 korrik /ATSH-AFP/ - Gjashtëdhjetetre rebelë u vranë në një operacion të trupave afgane dhe të huaja kundër një bastioni taleban në Afganistanin jugor, ku më tepër se 16 tonë drogë janë konfiskuar, njoftoi sot Ministria e Brendshme afgane. "Një operacioni u zhvillua sot në rrethin Bahramcha të provincës jugore Helmand, një bastion i talebanëve dhe ka përfunduar me sukses", thuhet në një deklaratë të Ministrisë. Në deklaratë thuhet më tej se "gjashtëdhjetetre terroristë u vranë dhe më tepër se 16 tonë drogë u konfiskuan, kryesisht opium dhe një numër i madh armësh dhe municioni janë sekuestruar nga një njësi komando afgane anti-drogë të mbështetur nga forcat NATO-s". Dy laboratorë të paligjshëm të heroinës janë shkatërruar. Fqinje e krahinës së Kandaharit, vendlindja e talebanëve, Helmandi është rajoni më i rëndësishëm i kultivimit të opiumit dhe prodhimit të heroinës. Një ofensivë e madhe po zhvillohet prej disa muajsh në këto rajone të jugut për të vendosur kontrollin e qeverisë. Komando afgane ka liruar edhe dhjetë fshatarë që ishin rrëmbyer nga militantët taleban të cilët i akuzonin ata për bashkëpunim me qeverinë dhe arrestoi dhjetë rebelë dhe trafikantë droge, thuhet më tej në deklaratë. Rrënuar nga tridhjetë vite luftë, Afganistani është prodhuesi më i madh i heroinës në botë, me një vlerë rreth tre miliardë dollarë në vit, para të cilat shpesh herë përdoren nga ekstremistët islamikë. /e.v/
KOMENTE