Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Afrikë e Jugut 2010, Maradona: Duhet të mendohem çdo të bëj për të ardhmen
English

Afrikë e Jugut 2010, Maradona: Duhet të mendohem çdo të bëj për të ardhmen

Johanesburg, Afrikë e Jugut, 5 Korrik 2010 NOA - Pas humbjes së rëndë dhe shkatërruese, që pësoi nga skuadra kombëtare e Gjermanisë, tekniku argjentinas, Diego Armando Mardona, është duke menduar për të ardhmen e tij.

“Duhet të mendohem, të flas me familjarët e mi dhe me lojtarët. Mund të jap dorëheqjen dhe ditën e nesërme, por padyshim që do të vazhdoj në rrugën time për ta çuar futbollin argjentinas në rrënjët e tij të vërteta. Rezultati me të cilin humbën nuk më heq aspak krenarinë që kam për të qenë në krye të kësaj skuadre”, - ishin fjalët e Maradonës në lidhje me të ardhmen e tij.

“Humbja me Gjermaninë ishte momenti më i vështirë që kam përjetuar ndonjëherë. Ishte po aq e rëndë sa një grusht i Muhamed Ali”, - tha tekniku argjentinas.

r.b/NOA

KOMENTE