English

Ariu që shkon më parë në diskotekë e më pas në pastiçeri

Abruzzo, 4 Korrik 2010 NOA - Një ari i madh është parë natën e kaluar të kalonte pranë një klubi nate dhe më pas në një pastiçeri rreth Scannos, në Abruzzo.

Pak më parë atë e kishin parë teksa kalonte në një liqen, në afërsi të kopshtit të një fotografi.

Duke ndenjur në ballkonin e shtëpisë ai pohoi se ishte përballur me kafshën, duke u trembur nga prania e tij.

Bëhet fjalë për po të njëjtin ari, i cili natën e djeshme është parë të kalonte pranë një klubi nate ku të pranishmin e shumtë e kanë parë me një kureshtje tepër të madhe.

r.b/NOA

KOMENTE