Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fëmija nis marshimin më këmbë për të kërkuar lirimin e të atit
English

Fëmija nis marshimin më këmbë për të kërkuar lirimin e të atit

Bogota, 5 Korrik 2010 NOA - Një fëmijë 12 vjeçar ka udhëtuar 70 kilometra në këmbë në Kolumbi dhe kjo për të kërkuar lirinë e të atit të tij, rreshterit, Libio Martinez, i rrëmbyer nga FARC para lindjes së tij.

“I dashur babi, unë sapo përfundova një marshim për t’i kërkuar Shën Mërisë që të ndihmojë të kthehesh në shtëpi dhe më në fund të qëndrojmë së bashku”, - këto ishin fjalët e Jose Martinez, vogëlushit në mbërritjen e tij në Ancuya, 850 kilometër në jugperëndim të kryeqytetit Bogota.

Vogëlushi Jose, që ju shihni në foto, veshur me një bluze ku ishte stampuar foto e të atit dhe të dhënat e tij, nisi udhëtimin e tij nga Pasto, kryeqyteti i departamentit të Narino, në kufi me Ekuadorin.

Në këtë udhëtim maratonë, i gjithi më këmbë, i vogli ndodhej në shoqërinë e rreth 60 familjarëve dhe miqve të tyre.

Libio Martinez, 33 vjeç, është bërë pengu më i “vjetër” i FARC dhe kjo pas lirimit në mars të rreshterit Pablo Moncayo, i rrëmbyer në të njëjtën periudhë.

r.b/NOA

{youtube}d_1ZZLQGdrU{/youtube}

KOMENTE