Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjykata E Lartë/Kandidati Sokol Çomo Nesër Në Seancë Dëgjimore Në Komisionin E Ligjeve
English

Gjykata E Lartë/Kandidati Sokol Çomo Nesër Në Seancë Dëgjimore Në Komisionin E Ligjeve

TIRANË, 4 Korrik/ATSH-Anila Struga/.- Komisioni parlamentar i Ligjeve vijon të hënën seancat dëgjimore me kandidatët për anëtarë të Gjykatës së Lartë, të propozuar nga Presidenti i Republikës. Kandidati Sokol Çomo, aktualisht me profesionin avokat, është i dyti nga tre kandidaturat e propozuara Kuvendit, i cili do t'i nënshtrohet pyetjeve në seancë dëgjimore, një procedurë e brendshme parlamentare, para kalimit të dekreteve për votim në seancë plenare. Pesë ditë më parë një seancë e ngjashme u zhvillua me kandidatin Medi Bici, i cili përgjatë dy orëve i dha përgjigje pyetjeve të shumta të deputetëve të të dyja palëve, mbi nivelin profesional dhe integritetin e tij si kandidaturë për një nga institucionet më të larta gjyqësore në vend. Sipas Kushtetutës, pushteti gjyqësor ushtrohet nga Gjykata e Lartë, si dhe nga gjykatat e apelit e gjykatat e shkallës së parë, të cilat krijohen me ligj. Anëtarët e Gjykatës së Lartë emërohen nga Presidenti i Republikës, me pëlqimin e Kuvendit. Gjykata e Lartë ka 17 anëtarë, të cilët emërohen nga radhët e gjyqtarëve me vjetërsi pune jo më pak se 10 vjet ose nga radhët e juristëve të shquar, që e kanë ushtruar këtë profesion për jo më pak se 15 vjet. Më 25 janar 2010, Presidenti i Republikës, Bamir Topi, në përmbushje të detyrimit të tij kushtetues, nisi procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të rinj për 6 vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe 4 vendet në Gjykatën e Lartë. Në bazë të përcaktimeve kushtetuese dhe ligjore, gjyqtarët e Gjykatës së Lartë Presidenti i Republikës për mbarëvatjen e procesit përzgjedhës të kandidaturave ngriti një grup këshillimor për të mos u përsëritur më rasti i vitit 2008, kur pesë kandidaturat e propozuara prej tij për vendet vakante në Gjykatën e Lartë u rrëzuan në parlament me shumicë votash, më 16 qershor 2008. Maxhoranca në atë kohë u deklarua se Kreu i shtetit nuk ishte konsultuar më parë lidhur me kandidaturat që do t'i përcillte Kuvendit. Më 13 maj 2010, pas konsultimeve me grupin këshillimor, Kreu i shtetit i përcolli Kuvendit për shqyrtim tre kandidaturat për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, përkatësisht Altina Xhoxhaj, Bashkim Dedja dhe Vangjel Kosta. Ndërsa dy të parët morën pëlqimin e Kuvendit në seancën plenare të 20 majit, kandidati i fundit nuk u miratua nga maxhoranca. Përfaqësues të saj e komentuan rrëzimin e Kostës në parlament me argumentin se "ishte kandidaturë politike që i kishte shërbyer regjimit të kaluar". /n.m/
KOMENTE