Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Këshilli i Sigurimit, në 6 korrik diskuton për shpërthimet në Mitrovicë
English

Këshilli i Sigurimit, në 6 korrik diskuton për shpërthimet në Mitrovicë

Prishtinw, 4 korrik, NOA – Në seancën e thirrur nga Serbia për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, pikërisht pas shpërthimit më të fundit në Mitrovicë, ku gjeti vdekjen një person dhe të tjerë u plagosën, do të marrë pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Skënder Hyseni.

Ministri Skënder Hyseni, niset nesër për në Nju Jork bëjnë të ditur burime nga zyra e shtypit e dikasterit të Jashtëm të Kosovës.

Në njoftimin e lëshuar nga ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, për mediat, shkruhet se “Përmes një letre drejtuar kryesuesit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ministri Hyseni ka kërkuar që të marrë pjesë në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit, për të shprehur pikëpamjet e Republikës së Kosovës”.

Sipas njoftimit mbledhja e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do të zhvillohet të martën. Në këtë mbledhje pritet të marrë pjesë edhe presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, i cili edhe e ka kërkuar këtë mbledhje të jashtëzakonshme.

Tadiç deklaroi se “Serbia po ballafaqohet rishtas me sfida të mëdha në Kosovë, ku qytetarët tanë në Kosovë janë sulmuar”.

Seancën e 6 korrikut lidhur me incidentin në Mitrovicë e njoftoi ambasadori i Nigerisë në Kombet e Bashkuara, Joy Ogvu, i cili drejton Këshillin e Sigurimit përgjatë muajit korrik.

mit/NOA
KOMENTE