Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kolumbi, fëmija marshon për lirimin e të atit, peng prej 12 vitesh i revolucionarëve të FARC
English

Kolumbi, fëmija marshon për lirimin e të atit, peng prej 12 vitesh i revolucionarëve të FARC

Bogota, Kolumbi, 4 korrik, NOA – Një fëmijë 12 vjeçar ka përshkuar sot 70 kilometra rrugë në këmbë në Kolumbi, për të kërkuar lirimin e të atit të zënë peng nga forcat revolucionare të Kolumbisë, FARC.

Johan, i biri i rreshterit Libio Martinez të rrëmbyer si peng i forcave marksiste-leniniste të FARC, qysh para lindjes së të birit, ka deklaruar në fund të marshimit të tij "i dashur baba, sapo përfundova marshimin tim në këmbë për t’iu lutur virgëreshës Mari të të ndihmojë që të kthehesh sa më shpejt në shtëpi, dhe për të ndenjur më në fund bashkë me ne”.

Këto fjalë që përlotën një publik të tërë, djaloshi 12 vjeçar i artikuloi në pikëmbërritjen e tij në provincën Ankuja, 850 kilometra ë Jug-Perëndim të kryeqytetit të Kolumbisë, Bogota.

Vogëlushi ishte nisur nga Pasto, kryeqendra e departamentit të Narinos, në kufi me Ekuadorin, i shoqëruar nga rreth 60 vetë, mes tyre familjarë dhe miq.

Rreshteri 33 vjeçar, Libio Martinez, i at ii Johan Martinez, është kthyer tashmë në pengun më të vjetër të revolucionarëve të FARC, pas lirimit në mars, të rreshterit Pablo Monkajo, i rrëmbyer prej tyre në të njëjtën periudhë, në 1997-ën.

mit/NOA

KOMENTE