English

Kroaci - Shpëton Për Mrekulli Një Fëmijë Pas Rënies Nga Mbi 15 Metra Lartësi

ZAGREB, 4 korrik /ATSH-AFP/ - Një fëmijë katër vjeç u rrëzua sot nga kati i gjashtë i një ndërtese, në Zagreb, por shpëtoi falë një peme të vogël dekorative në formë shkurreje, që amortizoi rënien nga mbi 15 metra lartësi, njoftoi sot shtypi kroat. "Gjithshka ndodhi në shumë pak sekonda, ndërkohë që bashkëshortja ime ndodhej në tualet. Fëmija ynë duke ecur këmbadoras u afrua tek dritarja u përkul dhe më pas ndodhi tragjedia", deklaroi babai i foshnjës për të përditshme ''Jutarnji list''. Fëmija i indentifikuar me inicialet N.M., ra mbi një pemë dekorative në formë shkurreje që ndodhej në hyrje të ndërtesës duke pësuar vetëm një frakturë në këmbë, ndërkohë që një fqinj menjëherë njoftoi shërbimin e urgjencës, sipas gazetës./ /i.p/
KOMENTE