Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kukës: Ende Asnjë Gjurmë E 6-Vjeçares Bleona Mataj Pas 40 Ditësh Kerkime
English

Kukës: Ende Asnjë Gjurmë E 6-Vjeçares Bleona Mataj Pas 40 Ditësh Kerkime

KUKËS, 4 korrik/ATSH-R.Hoxha/- Pas 40 ditëve nga zhdukja e 6-vjecares Bleona Mataj nga fshati Zapod i rrethit të Kukësit, nuk ka ende asnjë gjurmë. "Nuk ka asnjë gjurmë, apo shenjë të 6 vjecares, por hetimet vazhdojnë", konfirmoi për ATSH-në zëdhënësja e drejtorisë së policisë së qarkut të Kukësit Odeta Popa. Gjatë ditëve të fundit ekspertët e krimeve të rënda kanë ripyetur 5 vajzat që ishin bashkë me Bleonën në kullotë, por pa mundur të nxjerrin ndonjë detaj të ri. 6 vjecarja Bleona Mataj nga fshati Zapod i rrethit të Kukësit u zhduk në mënyrë misterioze më 22 maj dhe që nga ajo kohë me gjithe hetimet e pandërprera edhe përtej kufijve, nuk është gjetur asnjë gjurmë të saj./n.m/
KOMENTE