English

LSI: E ardhmja nuk duhet të mbetet peng e bojkotit

Tiranë, 4 korrik, NOA – Reforma zgjedhore është një prej çështjeve politike me të cilën duhet të merret aktualisht klasa politike, duke i dhënë zgjidhje dhe pretendimeve të opozitës për zgjedhjet e kaluara.

Kjo është kerkësa që Lëvizja Socialiste për Integrim ka bërë sot edhe një herë për palët duke kërkuar nisjen sa më parë të kësaj punës për ndyshimet në ligjin elektoral.

Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në LSI, Ardit Çela, theksoi sot në një konferecë për mediat se është e nevojshme që palët të punojnë per rezilimin e zgjedhjeve me standarde.

Ai u shpreh se “e ardhjmja nuk duhet të mbetet peng e bojkotit”, duke ftuar në këtë mënyrë dhe Partinë Socialiste që të bëhet pejsë e ndryshimeve në ligjin e ri elektoral.

LSI-ja është ndër të vetmet forca që ka kërkuar e para nisjen e reformës elektorale dhe nga ngritur një komision partiak për hartimin e propozimeve të saj.

NOA

KOMENTE