Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Policia: Arrestohen Dy Shtetas Per Fallsifikim Dokumentash Dhe Mashtrim
English

Policia: Arrestohen Dy Shtetas Per Fallsifikim Dokumentash Dhe Mashtrim

TIRANE, 4 Korrik/ATSH/. - Seksioni Kundër Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar, pas një hetimi disamujor, në bashkëpunim me Sektorin e Operacioneve Speciale dhe Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm pranë Drejtorisë së Policisë Qarkut Tiranë, realizuan me sukses operacionin policor të koduar "Ikona", duke arrestuar ne flagrance shtetasit: Agron Muharrem Hoxha, 54 vjeç, dhe Shkurt Mark Toma, 41 vjeç, banues ne Tirane, me detyrë punonjës policie në Repartin Special RESI. Burime policore bejne te ditur se nderkaq është shpallur në kërkim shtetasi me inicialet L.K dhe janë dërguar materialet per ndjekje ne gjëndje të lirë për shtetasin Romeo Bici, 53 vjec, me banim në Tiranë. Sipas te njejtave burime, në sajë të një hetimi intesiv, të realizuar nga specialistë të këtij seksioni, u vërtetua se shtetasi Agron Hoxha ka konsumuar veprat penale të "Fallsifikimit të dokumentave", "Fallsifikimit të akteve të gjëndjes civile" dhe "Dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm te kufirit". Dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, merrnin përsipër nxjerrjen e vizave Shengen në ambasada të shteteve të huaja të atashura në Tiranë, kundrejt përfitimit të shumës prej 3000 euro për një vizë Shengen. Qytetarëve të ndryshëm, që dëshironin një vizë Shengen, shtetasit e lartëpërmendur u siguronin vizën duke u kërkuar si dokument vetëm pasaportën e tyre, ndërsa dokumentet e tjera i siguronin në mënyra të ndryshme duke i fallsifikuar, me synim marrjen e një vize Shengen. Ky hetim ka filluar që në muajin shkurt, kur këta shtetas janë ndjekur me metoda speciale të hetimit. prej këtij hetimi u bë i mundur dokumentimi i aktivitetit kriminal të tyre në fushën e fallsifikimit të dokumentave, kryesisht çertifikata si dhe karta identiteti të shteteve të huaja, ç'ka bënte të mundur kalimin në mënyrë të paligjshme të kufirit nëpërmjet përdorimit të kartave të identitetit të fallsifikuara. Këta shtetas akuzohen edhe për veprën penale të "Mashtrimit" të kryer ne bashkepunim. Nderkohe, vazhdon intensivisht kryerja e veprimeve hetimore për zbardhjen e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimi dhe arrestimi i personave te tjere të implikuar. /a.ke/
KOMENTE