Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Profil-Biznes/ Lushnje: Firma Saliaj , Eksportuese E Bostanit Myzeqar
English

Profil-Biznes/ Lushnje: Firma "Saliaj", Eksportuese E Bostanit Myzeqar

LUSHNJE, 4 Korrik /ATSH, Rr.Isufaj / - Qëndra e komunës Bubullimë në rrethin e Lushjes i ngjan një qëndre të madhe tregtare, që gumëzhin nga zhurma e fermerëve, tregtarëve, ku tre maune çdo ditë furnizohen me shalqinin e zonës nga mjete të shumta trasporti. Çdo ditë fermerët përreth sjellin aty prodhimin me furgona e zetorë, pasi mungesa e rrugëve nuk e lejon futjen e mauneve në parcelat e prodhimit. "Na vjen keq, pasi trasporti i shalqinit nga parcela deri këtu në qëndër, ku qendrojnë maunet rrit shpenzimet dhe koston për fermerët", thotë administratori i firmës"Saliaj", Bardhi Saliaj. Ai shton se këto vështirësi reflektohen edhe tek ai si eksportues. "Sa më shumë të qëndrojë prodhimi, sa më shumë duar të kalojë, humbet cilësinë dhe freskinë", thotë me shqetësim. Vetë fermerët janë të kënaqur, pasi është viti i parë që një firmë eksportuese për tregun e jashtëm grumbullon bostanin e zonës. "Në kushtet kur mungon organizimi dhe tregjet e agrobiznesit, falënderojmë firmën që po grumbullon prodhimin tonë, se do të na kishte ikur djersa dëm si vitet e tjera kur prodhimi kalbej në parcelë, apo e hanin lopët", thotë Kiço, një nga fermerët e zonës së Muzeqesë. Eksportuesi Saliaj tregon se prodhimi i fermerëve lushnjarë është mjaft konkurues dhe i kërkuar në tregun e vëndeve të Bashkimit Evropian. "Nga kontaktet me partnerët e mi në Hungari, Gjermani, Poloni, Çeki, Kroaci, prodhimi shqiptar i bostanit është i mirëpritur se është prodhim i pastër BIO dhe plotëson të gjitha standartet e BE", thotë Saliaj. Por ai ndihet në vështirësi pasi shpjegon se "kërkesa në Europë është shumë e madhe, ndërsa arrij të transportoj rreth 1000 kv në ditë, pasi kushtet primitive të transportit të prodhimeve nga fermerët ende na pengojnë". Optimist për bashkëpunimin me fermerët e zonës, Saliaj shton se me ta janë bërë shumë miq: "kemi fituar besimin e njëri-tjetrit dhe kjo është pikënisja për një bashkëpunim të vazhdueshëm". Ndihet optimist edhe për faktin se institucionet shtetërore kanë krijuar kushte lehtësuese për eksportuesit me qëllim prezantimin e prodhimit vëndas në tregjet ndërkombëtare. "Përtej interesave ekonomike eksporti është imazhi i vërtetë i vlerave që ofron Shqipëria duke i treguar botës se është e denjë për t'u bërë pjestare e familjes së saj", thotë ai. Bardhi Saliaj pranon se në dogana dhe pikat kufitare nuk has më në veprime abuzive, pengesa artificiale, apo dhe radhë të pa nevojshme. "Shikojmë tendencën që biznesit të rregullt po i krijohen mjaft lehtësira,"tha ai. Bashkëpunimi i mirë mes firmës eksportuese"Saliaj" dhe fermerëve e ka drejtuar pronarin e firmës "Saliaj" që të propogandojë tek fermerët rritjen e prodhimit. "Këta njerëz punëtorë meritojnë më shumë, ndaj po punoj për të arritur me ta një marrëveshje tregtare të konsoliduar. U kam shprehur mendimin që fermerët të organizohen dhe të shtojnë sipërfaqet e mbjella, pasi prodhimi i tyre është mjat i kërkuar në tregun evropjan dhe kjo është me interes për fermerin", thotë Saliaj./n.m/
KOMENTE