Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS: Fshehja e shifrave të ekonomisë, veprim kriminal
English

PS: Fshehja e shifrave të ekonomisë, veprim kriminal

Tiranë, 4 korrik, NOA – Partia Socialiste ka kërkuar sot nga qeveria transparencën e të ardhurave të ekonomisë. Deputeti i PS-së, Ervin Koçi, u shpreh sot se fshehja e shifrave në një kohë krize është thuajse kriminale.

“Në këto momente të vështira për të gjitha familjet shqiptare, si pasojë e krizës në të cilën vendi është zhytur nga politikat e papërgjegjshme elektorale të Kryeministrit dhe Ministrit të Financave, inflacioni i institucioneve shtetërore me shifrat e ekonomisë, pa baza e pa burime të besueshme është thuajse kriminal”, u shpreh Koçi.

Në emër të PS, Koçi theksoi se nëse qeveria ka dhëna të besueshme mbi atë që ajo quan “mrekulli ekonomike”, atëherë ti publikojë ato.

Ai shtoi se nga deklaratat e organeve shtetërore duket se sot nuk është në krizë vetëm ekonomia, por i gjithi modeli i qeverisjes.

“Modeli Berisha ështe modeli i një korrupsioni e papërgjegjshmërie ekonomike, modeli i një sjellje që manipulon të dhënat e shifrat sot pa provuar vërtetësinë e tyre; një model i cili pasuron ata që janë klientët e oborrit të pushtetit në kurriz të të gjithë qytetarëve të këtij vendi, si atyre që jetojnë në Shqipëri, po ashtu edhe atyre që i kanë besuar kursimet e tyre sistemit bankar të këtij vendi”, u shpreh Koçi.

Ai theksoi se situatën e vështirë ekonomike e konfirmon dhe faktin që qeveria është e detyruar të marrë borxh. Nga ana tjetër, sipas Koçit, mos dhënia e borxhit nga ana e institucioneve ndërkombëtare, tregon se qeveria shqiptare është e pabesueshme.

“Nëse financat publike do të ishin të shëndetshme, atëherë përse nuk ka besueshmëri në tregun ndërkombëtar, por kjo qeveri detyrohet të kërkojë hua të brendshme, në vend që ti lejojë këto fonde të shkojnë tek biznesi e individët shqiptarë të cilëve ju përkasin”, u shpreh Koçi.

Krizës ekonomike, deputeti Koçi i ka shtuar dhe problemet me korrupsionin që sipas tij e bëjnë edhe të më të rëndë situatën.

“Qeveria e ka të pamundur të pranojë publikisht se kjo situatë është rrjedhojë e korrupsionit që sot ka kapur shtetin, për interesa të pushtetit”, tha Koçi.

NOA

KOMENTE