English

Situatat Ekonomike/ Ps: Rritja E Pensioneve, E Papërfillshme

TIRANË, 4 Korrik/ATSH/-Deputeti i PS-së, Ervin Koçi, deklaroi sot në konferencë për shtyp se, Qeveria nuk fsheh dot krizën ekonomike. Sipas tij, "realiteti ekonomik shqiptar rëndon sot mbi të gjitha familjet e këtij vendi dhe nuk ka retorikë, apo pretendim të qeverisë që të mund ta fshehë këtë". Ndërsa sekretari i Këshillit Ekonomik i PS-së, Ervin Bushati, në një deklaratë për mediat, u shpreh se "rritja e pensioneve është e pamjaftueshme", duke vlerësuar se në 1 korrik 2010 është zbatuar rritja më e ulët në përqindje e pensioneve në 10 vitet e fundit, si për pensionet e fshatit, dhe për qytetin. Bushati tha se, "Buxheti i Krizës" është dorëzimi para realitetit të rëndë ekonomik dhe pranimi de facto i krizës shumëplanëshe që ka kapur ekonominë dhe financat publike"./e.gj//n.m/
KOMENTE