English

Axhenda, 5 Korrik-Atsh

Ora 10:00 - Komisioni i Ligjeve zhvillon seancë dëgjimore me Sokol Çomon, kandidat për anëtar të Gjykatës së Lartë. Ora 10.00 - Komisioni i Ekonomise shqyrton p/ligjin "Për auditimin e brendshëm në sektorin publik" Ora 11.00 - Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, përuron Qëndrën e Njësisë së Kontrollit të Austostradave në Laprakë Ora 11.00 - "Qendra Shqiptare e Trashëgimisë - Albanian Heritage Center", me mbështetje të Fondacionit Soros, organizon në restorant "Saraji", ish-Instituti i Monumenteve, tryezën e rrumbullakët "Trashgimia kulturore e rrezikuar". KOSOVË Ora 10:00 -Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, pret në takim Ipeshkvin e Kosovës, Dodë Gjergji. Ora 10.00 - Seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës, me të vetmen pikë të rendit të ditës: Shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës, për vitin 2010. Ora 11:00 - Ministrja e Energjisë dhe Minierave e Kosovës, Justina Shiroka -Pula do të nënshkruajë në Shkup një memorandum bashkëpunimi me Ministrinë e Ekonomisë së Maqedonisë. Ora 14:40. -Admirali James G. Stavridis, Komandant Suprem i Forcave të Përbashkëta për Evropë (SACEUR), i cili viziton KFOR-in, do të mbajë një konferencë për shtyp në aeroportin e Sllatinës (pjesa ushtarake). -Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni, udhëton drejt Nju Jorkut për mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, pas përfundimit të qëndrimit të tij në Krakow të Polonisë, ku ka marrë pjesë në Takimin e Nivelit të Lartë të Komunitetit të Demokracive. Ora 10:50 - Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, pret në takim Admiralin James Stavridis, Komandanti Suprem i Forcave të Përbashkëta për Evropë (SACEUR).
KOMENTE