Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Axhenda Ndërkombëtare 5 Korrik 2010
English

Axhenda Ndërkombëtare 5 Korrik 2010

KRYESORE ---------------- ANKARA - Turqia mbyll hapësirën ajrore për të gjitha fluturimet ushtarake izraelite, në kundërpërgjigje të sulmit izraelit ndaj flotiljes së nisur drejt Gazës më 31 maj dhe do të ndërpresë marrëdhëniet me Izraelin nëse ky i fundit nuk kërkoj falje për sulmin që shkaktoi vdekjen e nëntë shtetasve turq, deklaroi ministri i Jashtëm turk, Ahmet Davutoglu. VARSHAVË - Kandidati liberal Bronislaw Komorowski mundi rivalin e tij konservator Jaroslaw Kaczynski, vëllai binjak i presidentit të vdekur, pas një gare të fortë zgjedhjesh presidenciale në Poloni, sipas rezultateve pothuajse përfundimtare. JOHANESBURG - Një ditë para ndeshjes së parë gjysmëfinale të Kampionatit Botëror të Futbollit 'Afrikë e Jugut 2010', ku luhet takimi Uruguai-Holandë, të martën në orën 18:30 në Cap, që pasohet nga përballja evropiane e dy ekipeve të mëdha Gjermani-Spanjë, të mërkurën në orën 18:30, në Durban. TË TJERA -------------- NJU ORLINS - Vazhdojnë operacionet e rikuperimit të naftës së derdhur në det në Gjirin e Meksikës, i cili është përfshirë nga një njollë e madhe nafte, pas ndërprerjes së tyre përgjatë disa ditëve si pasojë e kushteve të këqija atmosferike. JERUSALEM - Ministri izraelit i Mbrojtjes, Ehud Barak zhvillon një takim me kryeministrin e Autoritetit Palestinez, Salam Fayyad për të diskutuar mbi procesin e paqes para vizitës së kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu në SHBA. BAGDAD - Vazhdon vizita e zëvendëspresidentit amerikan, Joe Biden, i cili u takua dje me pretendentët kryesorë për postin e kryeministrit të Irakut, në përpjekje për të zhbllokuar situatën e krizës politike të krijuar në vend. BAKU/TBILISI - Vizitë zyrtare e sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, në Armeni, më pas në Gjeorgji, si pjesë e turit të saj diplomatik në Evropën Lindore dhe vendet e Kaukazit. Takim me presidentin gjeorgjian, Mihail Sakashvili. JERUSALEM - Pas lehtësimit të embargos, Izraeli publikon një listë të produkteve të ndaluara, që përfshin armët, materiale ushtarake apo pajisje që mund të përdoren për qëllime ushtarake, në Rripin e Gazës. JERUSALEM - Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu niset sot pasdite nga Izraeli për një vizitë treditore në SHBA, gjatë së cilës do të takohet me presidentin Barack Obama, të martën në Shtëpinë e Bardhë. BEOGRAD/ZAGREB/LJUBLJANË - Vizitë e presidentit të Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy në Slloveni, Kroaci dhe Serbi. PARIS - Hapet sezoni i sfilatave të modës së lartë ''haute couture'' vjeshtë-dimër./ /i.p/
KOMENTE