Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bojaxhi: Do të rikthehemi në Hamallaj
English

Bojaxhi: Do të rikthehemi në Hamallaj

Tiranë, 5 korrik, NOA, Rajmonda Lajthia - Nuk ka kthim pas në vendimin për prishjen e ndërtimeve pa leje, jo vetëm në Hamallaj, por edhe në çdo vend tjetër, ku objektet nuk janë pjesë e procesit të legalizimit. Ajo që pritet është që policia e shtetit të bëjë gati planin e masave, pasi ndërhyrja sërish në Hamallaj është çeshtje ditësh.

“Po presim policinë që të jetë gati, në mënyrë që ne të vijojmë punën tonë. Ato ndërtime aty, nuk janë pjesë e ligjit të legalizimit, madje disa prej tyre janë ndërtuar pas viteve 2006-2007”- u shpreh kryeinspektori i Inspektoriatit Ndërtimor, Gjergji Bojaxhi.

Sipas tij, bashkëpunimi me policinë është një moment që ka nevojë për përmirësim.

Ndërsa mesazhi për banorët e zonës së Durrësit, ku do të vijojë aksioni është i qartë.

“Mbi 400 objekte pa leje që shtrihen përgjatë zonës bregdetare të Durrësit do të prishen”, theksoi Bajaxhi.

Pak ditë më parë, në komunën Hamallaj, të qarkut Durrës u krijua një situatë e pazakontë, ku banorë të zonës i bënë rezistencë të fortë policisë, për të mos prishur ndërtimet pa leje, aksion ky që mund të konsiderohet një dështim i uniformave blu, pasi disa efektivë u plagosën banorët, gjatë detyrës.

r.l/NOA
KOMENTE