Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Durrës, prodhonte armë luftarake artizanale, arrestohet 26 vjeçari
English

Durrës, prodhonte armë luftarake artizanale, arrestohet 26 vjeçari

Durrës, 5 korrik, NOA – Prodhonte armë luftarake në mënyrë artizanale por arrestohet në flagrancë.

Policia e Durrësit, njoftoi se në orën 02.00, të mëngjesit të sotëm arrestoi në shtëpinë e tij, në lagjen 6 të qytetit të Durrësit, 26 vjeçarin me iniciale A.T.

I arrestuari njofton policia kishte kryer tetë klasë shkollë, dhe ishte i padënuar më parë.

Në bazë të informacioneve në rrugë operative, në mbrëmjen e 3 korrikut, policia e Durrësit kishte kryer kontroll në këtë lagje në Durrës, dhe 26 vjeçarit iu gjet një armë zjarri artizanale në formë stilolapsi, të cilën e mbante pa leje.

Kjo i ka mjaftuar oficerëve të policisë së Durrësit, që dje të lëshonin urdhrin e arrestit ndaj 26 vjeçarit A.T, i cili tashmë po ndiqet penalisht për prodhimin e armëve luftarake dhe mbajtjen e tyre pa leje.

mit/NOA

KOMENTE