English

Gjirokaster: Borchardt Vlereson Pasurine Kulturore Shpirterore E Materiale Te Shqiperise

GJIROKASTËR, 5 Korrik/ATSH-Telnis Skuqi/ - Ambasadori gjerman në Shqipëri, Bernd Borchardt që ndodhet për një vizitë dy-ditore në Gjirokastër, duke vizituar sot pasdite mjediset e Parkut Arkeologjik të Antigonesë, vlerësoi pasurine kulturore, shpirterore e materiale te Shqiperise. Ekspertë të Parkut të Antigonesë e njohën ambasadorin Borchardt me historinë e lashtë të këtij siti dhe punën për menaxhimin dhe kthimin e tij në destinacion të turizmit kulturor në Luginën e Drinos, me investimet për restaurimin e monumenteve të këtij parku dhe për përmirësimin e infrastrukturës rrugore që lidh këtë qëndër të rëndësishme të antikitetit me qytetin e Gjirokastrës. Duke vlerësuar pasuritë e trashëgimisë kulturore shpirtërore dhe materiale të Shqipërisë, Borchardt ka mbështetur e nxitur projekte të shumta për turizmin kulturor në disa zona e rajone në veri të vendit. "Ne jemi të angazhuar në disa projekte konkrete në zonën e Alpeve të Shqipërisë, në zonën e Thethit dhe Valbonë, në organizimin e ekspeditave të gërmimeve arkeologjike të Institutit Arkeologjik Gjerman (DAI) në qytetin antik të Lissos, (Lezhë), restaurimin dhe mirëmbajtjen e afreskeve në kishën e Voskopojës, shpëtimin dhe konservimin e disa ikonave në Muzeun Mesjetar të Korçës, konsolidimin e mureve të kështjellës së Skënderbeut dhe restaurimin i kishës se Shën Antonit në Kepin e Rodonit në Durrës, etj", tha ambasadori Borchardt. Gjatë qëndrimit në Parkun arkeologjik të Antigonesë, Borchardt vizitoi disa nga monumentet më të rëndësishme të këtij stiti të ndërtuara 2300 vjet më parë nga Mbreti Pirro, Akropolin, blloqet e banesave me peristik, portat e qytetit antik dhe murret fortifikuese. Ai u interesua për historinë e qytetit, për problemet e menaxhimit të parkut, vizitueshmërinë, projektet e restaurimeve dhe ekspeditat e kërkimeve arkeologjike dhe në mënyrë të veçantë, për gjendjen e Mozaikut të Bazilikës Trikonke Paleokristiane, që ndodhet në pjesën jugore të këtij parku. /a.ke/
KOMENTE