English

Google rrit rrogat e punonjësve të tyre homoseksualë

SHBA, 5 Korrik NOA – Të jesh mashkull gay ose femër lesbike, pra e thënë shkurt të jesh homoseksual, paska dhe përfitime. Google ka rritur pagat e punonjësve homoseksualë sepse ata nuk mund të gëzojnë të njëjtat privilegje të kompanisë me kolegët e tjerë të martuar normalisht mes burrash e grash.

Kompania gjigande ka vendosur një rritje mesatare prej afro 14 mijë USD në vit, por vetëm për personelin e zyrave qendrore ne SHBA. Kjo masë, erdhi pas ankesave nga disa punonjës homoseksualë te martuar mes tyre.

Sipas ligjit në SHBA, kur një kompani ofron sigurim shëndetësor si një bonus ndaj punonjësve të saj, ajo është një pagesë vetëm për çiftet e martuara në mënyrë të rregullt, por jo për homoseksualët meshkuj e femra.

Mes përfituesve janë dhe personat që ju shihni në foto, Kim Harris dhe në të djathtë, bashkëshorti i tij Bennet Marks, që të dy, punonjës të kompanisë Google employee.

Ata ndjehen të lumtur që tani privilegjet që u jepte ligji njerëzve normalë, çifte të martuarish, do t’i përfitojnë dhe çiftet homoseksuale siç janë dhe ata.

r.b/NOA

KOMENTE