Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
LSI: 1 vit bashkëqeverisje me PD, koha na dha të drejtë për veprimin e duhur politik
English

LSI: 1 vit bashkëqeverisje me PD, koha na dha të drejtë për veprimin e duhur politik

Tiranë, 5 Korrik, NOA – Një vit në kohë pas shpalljes së koalicionit politik qeverisës midis Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe mazhorancës që drejton Partia Demokratike, LSI paraqitet e mendimit se ka bërë veprimin e duhur politik duke iu bashkuar PD-së në përpjekjen për të qeverisur vendin.

Një fakt të tillë e ka bërë sot me dijeni publikisht, Luan Rama, sekretar i Përgjithshëm i LSI-së, duke komentuar një vit qeverisje me selinë blu dhe duke theksuar se “koha i dha të drejtë kësaj force politike.

“Ne jo vetëm lexuam me shumë realizëm dhe përgjegjshmëri votën që qytetarët shqiptarë dhanë në zgjedhjet e viti të kaluar, por edhe ju përgjigjëm po ashtu me shumë përgjegjshmëri politike mesazhit të atij votimi, i cili imponoi krijimin këtij koalicioni të bashkëqeverisjes”, deklaroi ai.

Më tej, shtoi se koalicioni i Integrimit Evropian ka dëshmuar se angazhimet e tij kanë qenë angazhime në të mirë dhe në shërbim të vendit të lidhura me një sërë reformash të rëndësishme që kanë të bëjnë me standardet e qeverisjes së vendit.

“Dhe për shkak të angazhimit të LSI-së dhe kontributit të saj qeverisës, qeverisja e vendit ka shkuar më pranë qytetarëve, është bërë më sociale dhe ka fituar një dimension më njerëzor.

Më tej ka shtuar se LSI e fton opozitën dhe PS-në, që ta shohë të gjithë angazhimin e vet në fokusin e zhvillimeve evropiane të Shqipërisë, ne fokusin e interesave evropiane të Shqipërisë dhe të dominohet nga këto interesa.

“Unë shpresoj dhe besoj se vetëdija politike dhe atdhetare e socialistëve shqiptarë do ta bindë dhe lidershipin e vet të orientohet në këtë kah evropian të zhvillimeve të vendit”, tha ai.

Duke përfunduar se “për shkak të vetëdijes dhe kontributit që ata kanë dhënë për të mbërritur në këto standarde që ka Shqipëria, unë besoj se PS do të gjejë rrugën e duhur për të qenë edhe ajo njëra nga kontribueset e rëndësishme për Shqipërinë evropiane”, përfundoi deklaratën e tij Luan Rama.

n.e/NOA

KOMENTE