Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lsi: Deklarata E Ps-Së, Spekullim Politik
English

Lsi: Deklarata E Ps-Së, Spekullim Politik

TIRANE, 5 Korrik / ATSH- A.Gegvataj/ - "Deklarata e deputetit të PS-së Taulant Balla është spekullative sepse asnjëri prej zyrtarëve për të cilët ai flet, nuk ka qënë dhe nuk është anëtar i LSI-së dhe këtu qëndron edhe imoraliteti i qëndrimit", deklaroi sot për mediat sekretari i përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama. I pyetur në lidhje me kërkesën e opozitës për dorëheqjen e ministrit të Jashtëm Ilir Meta pas arrestimit të një nënpunësi të MPJ-së në ambasadën amerikane, Rama deklaroi se "nuk kam asnjë sensibilitet të veçantë ndaj këtij rastit sepse ai dhe çdo qytetar tjetër që është vënë përpara drejtësisë, duhet të ndëshkohet nga drejtësia për gjithçka ka bërë". Ai nënvizoi se "zëdhënia prej pozitës së sponsorizuar prej një enturazhi që vepron me prapavije kriminale dhe që servilet për fat të keq nën ombrellën apo flamurin e PS-së, nuk mund të shërbejë për të kontaminuar në mënyrë të qëllimshme, as përfaqësuesit e LSI-së në qeverisje, dhe as qeverisjen e vendit". Sipas Ramës "standardet mbi të cilat punon qeveria shqiptare e të gjithë përfaqësuesit e LSI-së në qeverisjen e vendit, janë standardet euro-atlantike të zbatimit të ligjit për cilindo që rezulton fajtor dhe të vënies para përgjegjësisë të cilitdo që rezulton i dyshuar, apo që është nen hetim.". Sekretari i përgjithshëm i LSI-së Luan Rama bëri të ditur se "personat për te cilët flet Taulant Balla nuk kanë lidhjë me trafiqe dhe me situata, për të cilat dhe Balla është në dijeni, dhe për të cilat është ndaluar në Bullgari, për shembull". Për Luan Ramën, "të tilla deklarata spekulativë dëshmojnë jo pjekuri politike, ndërsa ajo që dominon në vetëdijen dhe qëndrimin e tyre politik nuk ka të bëjë me interesat evropiane të vendit". Sot, në një konferencë për shtyp, deputeti i PS-së Taulant Balla kërkoi dorëheqjen e zv.kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, Ilir Meta në shenjë përgjegjësie pas arrestimit të një nënpunësi të MPJ-së në ambasadën amerikane për drogë./n.m/
KOMENTE