Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta: Idetë Për Ndryshim Kufijsh Në Ballkan, Të Papranueshme
English

Meta: Idetë Për Ndryshim Kufijsh Në Ballkan, Të Papranueshme

TIRANE, 5 Korrik / ATSH- A.Gegvataj/ - "Respektimi i sovranitetit dhe integritetit të çdo vëndi, aq më tepër kur bëhet fjalë për shtetin e Kosovës është një faktor i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në të gjithë rajonin tonë", deklaroi sot gjatë një konference për shtyp, zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Ilir Meta. Kryediplomati shqiptar dha një përgjigje të prerë ndaj disa deklaratave, të publikuara së fundmi në disa media të përditshme për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë. "Çdo ide për ndryshim kufijsh kudo në Ballkan është krejtësisht i papranueshëm", tha Meta, duke theksuar se "e ardhmja e Ballkanit nuk është ndryshimi i kufijve, por heqja e tyre". Meta nënvizoi se "ide të tilla, kërkojnë të kthejnë dekada pas këtë rajon, që është sot më i stabilizuar se asnjëherë tjetër më parë, që është më pranë BE-së dhe NATO-s". Shefi i diplomacisë shqiptare tha se"statusi dhe kufijtë e Kosovës janë të pakthyeshëm". "Është e rëndësishme që të gjithë të kuptojmë se duke respektuar kufijtë e njëri-tjetrit, shpejtojmë të ardhmen në BE, të vëndeve tona", përfundoi ministri i Jashtëm Ilir Meta./n.m/
KOMENTE