English

Mtkrs Shton Numrin E Ciceronëve Në Monumentet Kulturore

TIRANË, 5 Korrik/ ATSH/- Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve kërkoi sot rritjen e numrit të ciceronëve në të gjitha monumentet kulturore të vendit. Në një mbledhje me të gjitha strukturat e linjës në rrethe për Trashëgiminë Kulturore dhe Turizmin, titullari i kësaj ministrie, Ferdinand Xhaferraj, theksoi se "me fillimin e sezonit turistik kërkohet impenjim maksimal nga të gjitha drejtoritë për të qenë në gatishmëri të turistëve, veçanërisht nga korriku deri në fund të shtatorit, ku dhe fluksi i turistëve është më i madh". Sipas tij, "Drejtoria e Politikave të Turizmit dhe Trashëgimisë do të jetë në inspektim terreni për të gjitha vendet e Shqipërisë në mënyrë që t'i qëndrojë sa më pranë problemeve dhe për të kontrolluar mbarëvajtjen e punës për sa i takon sezonit turistik". Ai vuri në dukje se "Drejtoria e Buxhetit në MTKRS ka planifikuar pagesën e ciceronëve shtesë për qytetet e Durrësit, Shkodrës, Beratit, Apollonisë, Krujës dhe Gjirokastrës, duke shtuar se "nuk do të lejojë asnjë neglizhim nga ana profesionale si dhe kërkoi orare të zgjatura për këtë periudhë ku ka fluks turistësh, pasi imazhi turistik është dhe do të jetë një nga angazhimet më të mëdha të Politikave Turistike". "Me parashikimin e buxhetit për ciceronët shtesë pranë monumenteve kulturore shtohet dhe interesi ndaj turistevë për të mësuar sa më shumë mbi trashëgiminë kulturore që ofron Shqipëria", tha kreu i MTKRS, Ferdinand Xahferraj. /s.d/s.s./
KOMENTE