English

Njoftim nga Ambasada e Gjermanisë

Këtë korrik është 20- vjetori i ngjarjeve të fillim korrikut 1990: në verën e vitit 1990, mbi 3000 shqiptarë kërkuan strehim në ambasadën e Republikës Federale të Gjermanisë, me qëllim që të arrinin të largoheshin nga Shqipëria.

Për të kujtuar së bashku ngjarjet e kësaj dite, ambasada gjermane dhe Instituti Goethe ftojnë në një konferencë për shtyp të enjten, më 8 korrik, ora 17.00, në sallën e madhe të ambasadës gjermane në Tiranë.

Në këtë ditë janë përzemërsisht të mirëpritur të marrin pjesë jo vetëm përfaqësues të mediave, por edhe dëshmitarë të kohës, pra njerëz që kanë qëndruar në atë kohë në ambasadë, apo që në një mënyrë tjetër janë të lidhur ngushtë me këto ngjarje.

KOMENTE