Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra E Shtypit Shqiptar
English

Pasqyra E Shtypit Shqiptar

TIRANË, 5 Korrik/ATSH/.- Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të shtypit shqiptar të publikuara të hënën: Gazeta "Shqip" PASURITË, HETIM TOPIT E BERISHËS Adriatik Llalla: Në listë, edhe Kryeprokurorja dhe Guvernatori i Bankës. Kontrolli i detyrueshëm çdo dy vjet prek edhe ministra, zv.ministra dhe anëtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe të Lartë. Tituj të tjerë të kësaj gazete: - Qeveria hap konkurset për 75 vende në administratë. - Të vegjlit kërkojnë tryezë për kodin, partitë e mëdha heshtin. Gazeta "Panorama" ISSH: JA SA DO TË RRITEN PENSIONET E USHTARAKËVE Nëndrejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Hasan Hoxha ka shpjeguar rritjen e pensioneve për të gjitha kategoritë. Zyrtari i lartë i ISSH-së flet edhe për skemën e re të pensioneve të ushtarakëve. Sipas tij deri në 30 Qershor, pensioni mesatar për ushtarakët arrinte në 15412 lekë, ndërsa nga 1 korriku do të jetë 16028 lekë në muaj. Tituj të tjerë të kësaj gazete: - "Diplomati" me drogë ekstradim në SHBA, Ministria: Ne e shkarkuam; - Rama mbush 46 vjeç, festë private me miqtë. Gazeta Shqiptare AKUZA E PS: PENSIONET U RRITËN "1 VEZËË NË DITË Selia rozë kthen akuzat tek situata ekonomike dhe shifrat e buxhetit. Bushati: Po tallen me pensionistët me 20 lekë në ditë. Reagon PD: Rama i pashpirt ndaj pensionistëve. Raorti ekonomik: Shqipëria, pjesë e një tragjedie greke? Tituj të tjerë të gazetës: - Sulm në Greqi nga banda kriminale, plagosen tre shqiptarë - Rikthim në identitet për Kështjellën e Kaninës. Gazeta "Koha Jonë" SULMOHEN 120 SHQIPTARË NË ATHINË-TIRANË, 3 TË PLAGOSUR Panik mes 120 shtetasve shqiptarë që udhëtonin me tre autobusë nga Athina për në Tiranë. U sulmuan befasisht në Agrinjo. Plagosen tre vetë, mes tyre një fëmijë dhe një grua. Reagon MPJ: Policia greke të zbardhë ngjarjen. Ngjarja e rëndë në udhëtimin e emigrantëve, nga kryeqyteti grek për në vendlindje, terroristët ishin të maskuar. Tituj të tjerë të kësaj gazete: - PD-PS replika për rritjen e pagave dhe pensioneve - Berisha ftesë Presidentit Obama: Ju pres në Tiranë Gazeta "Shekulli" VENDIMET SEKRETE TË RRUGËS DURRËS-KUKËS Pas 4 vitesh, zbulohen vendimet e fshehura të qeverisë, si u rrit kosto e rrugës dhe mashtrimi me Fletoren Zyrtare. Tituj të tjerë të kësaj gazete: - Greqi, maskat terror mbi 100 shqiptarë; - Hysi: PS nuk do ta bojkotojë Kuvendin. Gazeta "55": BILANCI POZITIV VJETOR I ALEANCËS QEVERISËSE PD-LSI Pas një viti nga firmosja e Koalicionit të Integrimit, vendi është gjithnjë e më pranë standardeve të Bashkimit Europian. Vendimi për vizat dhe marrja e statutit të kandidatit në vjeshtën e këtij viti, nënkuptojnë 1 vit kalendarik pozitiv të Qeverisë së Integrimit. Tituj të tjerë: - Sherr dhe sevda në oborrin e e Edi Ramës Gazeta "Integrimi" QËNDRIMI I LSI/ REFORMË ZGJEDHORE, BRENDA AFATEVE KUSHTETUESE Zv.Kryetari i LSI-së, Haxhinasto: Të ngrihet menjëherë komisioni gjithëpërfshirës. Opozita të bahskëpunojë. Tituj të tjerë të kësaj gazete: - Petrit Vasili: PD-LSI, i pari koalicion i vërtetë dhe i suksesshëm në Shqipëri. - Meta mesazh urimi për Klinton: Mirënjohje për mbështetjen që po i jepni Shqipërisë. /m.m/
KOMENTE