Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Presidenti i BE: I shqetësuar për dhunën në Kosovë
English

Presidenti i BE: I shqetësuar për dhunën në Kosovë

Lubjanë, 5 Korrik, NOA – I shqetësuar për shkallëzimin e dhunës në veri të Kosovës. Kështu është shprehur presidenti i Bashkimit Evropian, Herman Van Rompuy, gjatë një takimi të zhvilluar sot me kryeministrin slloven Borut Pahor.

Duke deklaruar se e ardhmja e vendeve të Ballkanit është në BE dhe NATO, shefi i Brukselit bëri me dije se incidente të tilla duhen mënjanuar me të gjitha mënyrat.

Ndër të tjera, ai ka thënë se përshkallëzimi i dhunës në Mitrovicë nuk përbën një sinjal të mirë për autoritetet evropiane të cilat5 janë angazhuar për ardhmërinë e Kosovës.

Sllovenia është stacioni i parë i një vizite dyditore presidentit të Bashkimit Evropian në Ballkan, stacione të tjera të së cilës do të jenë Serbia, Kroacia dhe Kosova.

Kështu, pas qëndrimit në Ljubjanë, bëhet me dijeni se presidenti i Bashkimit Evropian do të qëndrojë në Kroaci, ku priten bisedime të tij me homologun Ivo Josipoviç dhe kryeministren, Jadranka Kosor.

Ndërsa në mbrëmje, Herman Van Rompuy mësohet se do të qëndrojë në Beograd, ku do të takohet me presidentin Boris Tadiç.

Për të shënuar të martën në Kosovë, fundin e turit të tij ballkanik, me një vizitë në Kosovë, ku ka parashikuar të zhvillojë një vizitë në shtabin e EULEX-it dhe një takim me presidentin, Fatmir Sejdiu.

n.e/NOA

KOMENTE