Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Prifti: Ligj Për Heqjen E Monopoleve Në Tabelat E Reklamave
English

Prifti: Ligj Për Heqjen E Monopoleve Në Tabelat E Reklamave

-Këshilli Konsultativ i Biznesit diskuton ndryshimin në ligjin "Për sistemin e taksave vendore"- TIRANE 5 Korrik/ATSH-A.Gjonaj/- Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës Dritan Prifti, kërkoi sot hartimin e kuadrit ligjor për heqjen e monopoleve në bizneset, që merren me tabelat e reklamave, në mënyrë që hyrja në treg të jetë sa më e thjeshtë për të gjithë, në një start dhe pozita të barabarta. Gjatë mbledhjes së Këshillit Konsultativ të Biznesit, ministri Prifti tha se "pozitat monopol në këtë biznes janë shfaqur vetëm në bashkinë e Tiranës, e cila favorizon në mënyrë të padrejtë një, apo dy kompani". Lidhur me ndryshimet në ligjin për taksat vendore, kreu i METE-s bëri të ditur se ndryshimi i propozuar në ligj ka të bëjë me tarifat që paguhen për tabelat e reklamave, kryesisht për tabelat që janë mbi 12 metër katror, për të cilat biznesi nuk paguan ne se tabela është mbi 12 metër katror. Ndërkohë kryetari i Konfindustrias, Gjergj Buxhuku, kërkoi që për tabelat mbi objektin ku zhvillohet biznesi të zbatohen taksat e vitit 2008. Një sugjerim tjetër i bërë nga Konfindustria ishte ai që në ligj të përcaktohen qartë përmasat e tabelave të indentifikimit. Përsa i përket çmimit të tabelave mbi 12 metër katror, Konfindustria propozon që të ketë rritje të çmimit për këtë kategori, por me koefiçient zbritës./n.m/
KOMENTE